Vuçiq e shëtit ushtrinë nëpër Serbi, Blic: Automjete të blinduara dërgohen nga Kraleva drejt Rashkës
Mëngjesin e sotëm kamionët ushtarakë po transportojnë autoblinda në rrugën nga Kraleva në Rashkë, që është edhe një dëshmi se gjendja në veri të Kosovës është e jashtëzakonshme pas të shtënave të djeshme në fshatin Banjskë afër Leposaviqi ku një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë u vranë.
Kështu raporton “Blici” serb.
Mediumi serb ka publikuar pamje të një kolone kamionësh ushtarakë të ngarkuar me autoblinda rrugës për në Rashkë.gazeta express
Fraksion.com