AktualitetBota+Të fundit

Tendencat në përdorimin dhe prodhimin global të drogës

Rreth 296 milionë njerëz në mbarë botën janë përdorues të drogës, sipas raportit më të fundit të OKB-së për drogën. Raporti paralajmëron për përdorimin në rritje të opioideve, të cilat përbëjnë 80 për qind të vdekjeve të lidhura me drogën. Në formën e tyre sintetike, opioidet mund të prodhohen kudo, pavarësisht nga toka dhe kushtet klimatike. Marketingu dhe shpërndarja janë bërë gjithashtu më të lehta falë internetit dhe teknologjive të ngjashme. Dhe koktejet e drogës po bëhen më të zakonshme, duke tërhequr përdorues të rinj, por duke paraqitur rreziqe më të mëdha për shëndetin.

Raporti i OKB-së i këtij viti thekson gjithashtu lidhjet midis përdorimit të drogës dhe çështjeve të tjera sociale. Për shembull, një kapitull i tërë i kushtohet ndikimit mjedisor që ka kokaina dhe drogat e tjera në pellgun e Amazonës. Raporti gjithashtu lidh drogën me shpyllëzimin, prerjen e pyjeve, minierat dhe ndotjen e ujit./GPF

Global Drug Trends from 2023 Report

 

Fraksion.com