AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Në nder të policit të vrarë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ul flamurin në gjysëmshtizë

mbasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka ulur sot në gjysmë shtizë flamurin e tyre, duke u solidarizuar me zinë e Kosovës dhe popullit të saj, për vrasjen e policit në detyrë Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist i grupeve kriminele serbe në Zveçan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim ditën e djeshme bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që data 25 shtator do të shpallet si ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri dhe Ambasada ka shkruar në faqen zyrtare se ata u bashkohen institucioneve në këtë ditë zie.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, shkruhej në postimin në Facebook.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com