AktualitetTë fundit

Inceneratori i Fierit: GJKKO dënon me 10 vite burg Lefter Kokën, Bllako 4 vite, Zoto 12 vite

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dha vendimin sot për 21 të akuzuar, shumica e tyre kompani dhe shoqëri tregtare nën akuzë për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në inceneratorin e Fierit.

GJKKO ka dënuar me 10 vite ish ministrin Lefter Koka, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 vite e tetë muaj. Koka u shpall fajtor për të treja akuzat, ndërsa gjykata i hoqi të drejtën për funksione publike për pesë vjet.

Alqo Bllako u shpall i pafajshëm për akuzën shpërdorim detyre të funksionarit, por rikualifikohet vepra në shpërdorim detyre të nëpunësit.

GJKKKO vendosi dënimin me katër vjet, por me zbritjen e një të tretës së dënimit shkon në 2 vite e tetë muaj burg.

Nga ana tjerër shoqëria ITS  shpallet e pafajshme dhe u vendos heqja e sekuestros.

Pëllumb Abeshi dënohet me 3 vjet e 6 muaj që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet e tetë muaj. Në perfundim pezullohet dënimi dhe vihet në provë për katër vjet.

Arben Dervishaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Klodian Zoto u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit aktiv dhe u dënua me 2 vite burg për “korrupsion pasiv” plus shtatë vjet “skema mashtruese” plus tetë vjet “pastrim parash”.

Në përfundim ai dënohet me 12 vjet burg që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 8 vjet burg.

Arjola Kodra shpallet e pafajshme për korrupsion.

Sabika Cenomeri u shpall fajtore për shpërdorim detyre dënohet me tre vjet që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet. Në fund u urdhërua pezullimi i dënimit dhe vënie prove për katër vjet.

Loran Dusha u shpall i pafajshëm për korrupsion aktiv, por fajtor për “pastrim parash” dhe dënohet me 7 vjet që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 4 vite e tetë muaj.

Sakaq GJKKO vendosi konfiskim të vetëm dy pasurive të Lefter Kokës dhe urdhëroi lirimin e të tjerave.

Në përditësim…

 

Fraksion.com