AktualitetTë fundit

Zjarr i madh në një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që ka përfshirë Deutsch Color-in. Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Ndërkaq, në vendngjarje ndodhen Policia dhe zjarrfikset.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë për të evakuuar dhjetëra qytetarë që ndodheshin në një lokal dasmash në zonë. Dasmorët kanë qenë duke festuar, kur zjarri masiv që ka përfshirë fabrikën ka ndërprerë gëzimin.

Shërbimet zjarrfikëse të Durrësit dhe Tiranës në vendngjarje po luftojnë me flakët për të mbajtur nën kontroll zjarrin përmasat e të cilit janë të mëdha. Top Channel mëson se materialet që digjen brenda objektit në flakë favorizojnë zjarrin.

Në vendngjarje dëgjohen herë pas here shpërthime. Situata konsiderohet shumë kritike pasi në një distancë jo të largët me objektin në flakë ndodhen edhe depozita gazi.

 

Fraksion.com