Aludimet se është në një lidhje me Endri Priftin, reagimi i Ola Brukos
Në media prej disa ditësh po aludohet se gazetarja Ola Bruko është në një romancë me këngëtarin Endri Prifti. “Pamfleti” raportoi se Ola se mund të jetë në një lidhje dashurie me Endrin. Ajo u nda pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë për arsye të cilat gazetarja nuk ka dashur t’i bëjë publik.
Marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë një emisioni, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkë-prezantues me gazetaren.
Për këto zëra, Ola reagoi në mënyrë indirekte në llogarinë e saj në Instagram. Fillimisht ajo ndau me ndjekësit një poezi të Dritëro Agollit:
“I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori
Prapë do të të shajnë patjetër,
Pa sharë nuk mbetet njeri!
E hodhën floririn, e tretën,
Në llum, në llagëmin e zi,
Një shekull kaloi dhe e gjetën,
Floriri kish mbetur flori”, duke treguar se njerëzit do flasin, pavarësisht të vërtetës së personit.
Në një postim tjetër, teksa ndau një foto të sajën duke buzëqeshur, gazetarja shkroi: “Papa do të ishte mirë të na vizitonte edhe një herë e të na bekonte si popull. Paqe, qetësi, dashuri dhe jo urrejtje paçi në shpirtrat tuaj. Jeta është e shkurtër, ikën e nuk vjen më! Zoti qoftë me ju. Amin”.
Mes shumë komenteve ka marrë vëmendje ai i Aurela Gaçe, mike e vëllezërve Stefi, e cila shkruan: “Vazhdo buzëqesh @olabruko. Unë, fatkeqësisht, reagoj në këto situata. Do të doja të mos e bëja. Kështu që, në këtë rast, po të jap ty një këshillë: Sa të dalë një lajm tjetër, bëj durim”.
Fraksion.com