AktualitetTë fundit

Vritet me armë zjarri 33-vjeçari në Hot të Ri, shkak dyshohet konflikti në lokalin e fshatit

Një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Viktima Valter Fjerza është gjetur nga familjarët i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Ai është qëlluar pranë rrugicës së shtëpisë së tij në fshatin Hot i Ri. 33-vjeçari dyshohet se është qëlluar pas një konflikti të ndodhur në lokalin e fshatit.

Sipas policisë, viktima banues në Hot të Ri është vrarë në rrethana ende të paqarta, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

 

Fraksion.com