AktualitetPolitikëTë fundit

“E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në UNGA78”, Kim takohet me Ramën: Forcim i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Zëvendës ndihmës sekretarja për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama në New York.

Në një postim në rrjetete sociale, ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar foto dhe detaje nga biseda e zhvilluar me Ramën.

Kim thekson kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në UNGA78, ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Kim.

 

Fraksion.com