“Zgjedhjet të dielë në Kukës”, Berisha: Dua t’i them kriminelit elektoral, Manja, shko dhe zgjidh qelinë!
Debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Manja tha në Kuvend se të kandidati socialist Albert Halili do të jetë kryebashkiak.
Gjithçka nisi kur Manja i bëri thirrje kuksianëve që të votonin kandidatin socialist, Arben Halilaj.
“Kuksianët ditën e diel keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do votojë Arben Halilajn. Do mbështesin atë. Jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana. Priteni ditën e diel me qetësi. E dinë Kuksianët kë do zgjedhin. Do e shohim kë do mbështesin banorët. Unë e mora fjalën për të thënë mos ja qani hallin socialistëve dhe banorëve të Kukësit, se keni çuar një konditat që premton se do ndaloj shpopullimi dhe do rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës. Albert Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë..”, tha Manja.
Ndërkohë, Berisha e akuzoi Manjën si kriminel elektoral. “Kur ai është një kriminel i mirëfilltë elektoral. Është një kriminel elektoral dhe ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale sikur të ishte Shukriu apo Safeti. Ai ka dosjen e vetë.”, tha Berisha.
Më tej Berisha i tha Manjës që të shkonte dhe ta zgjidhte vetë qelinë. “Dua t’i them kriminelit elektoral, Manja, shko dhe zgjidh qelinë. Nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e shëmtuara elektorale. Shko dhe zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ti do shkosh aty ku e meriton. Përgjigja ime kjo është. Tani bëj një shkresë SPAK-it; ‘arrestoni Berishën’, mos harro.”, shtoi ai.
Fraksion.com