Tullumbacet me oksid azoti që shiten në lokalet e Tiranës, do të ndalohen me ligj
Përdorimi i tollumbaceve me oksid azoti, një lëndë e cila u ofrohet lirshëm të rinjve në lokalet e Tiranës sikur të ishte një pije e zakonshme së shpejti do të ndalohet me ligj.
Nga foltorja e Kuvendit Ministri i Brendshëm Taulant Balla lajmëroi dhe ndryshimet ligjore, të cilat këtë lëndë e cila hynte lirshëm në Shqipëri madje dhe me doganë e përdorej dhe nga stomatologët për ndërhyrje tek të fëmijët, do të kategorizohet si drogë.
Kjo lëndë ka hyrë prej vitesh në Shqipëri duke paguar doganën por po e bazojmë veprimtarinë tonë goditëse në disa konventa të OKB-së që e konsiderojnë atë si lëndë që duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimi të saj. Është përdorur kryesisht në klinika stomatologjike për moshat e vogla për të lejuar mjekun stomatolog për të bërë ndërhyrje tek fëmijët” tha Balla nga foltorja e Kuvendit.
Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga TCH, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike. Përdoruesi mund të ketë halucinacione derisa mund të hidhet nga ballkoni. Përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë nëpër lokale.
Fraksion.com