Rrëzohet kërkesa e Bardhit për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore
Është rrëzuar kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkonte që të votohej ndryshimi për komisionin për Reformën Zgjedhore.
“43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës.”, tha Felaj.
Bardhi: Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore. Ky komision nuk mund të mblidhet se e kemi vendosur gishtin e përgjegjësisë tek anëtaret tanë, që e kanë mbajtur zvarrë për një vit e gjysëm, dhe e dyta sepse komisioni vepron mbi barazitë për maxhoranëcn dhe opozitën. Në përbërje të komisionin si përfaqësues të opozitës ka deputet që kanë lënë mandatet, ne nuk kemi 9 anëtar, kemi 8.
Pse duhet te presim dhe 1-2 jave? Talleni dhe nuk keni interes te bëni reformën zgjedhore dhe te ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E tregoi dhe dosja atje, ku gjysma e këtyre këtu dalin në komunikime me një anëtar të krimin të organizuar. U tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot. Për çfarë duhet të shtyhet.
Fraksion.com