AktualitetTë fundit

“Lefter Koka në gjendje të rëndë”, Gjykata merr dy javë kohë për vendimin përfundimtar për “Inceneratorin e Elbasanit”

Gjykata e Posaçme mbylli shqyrtimin gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit pasi dëgjoi këtë të enjte mbrojtjen e deklaruar nga avokati i kompanisë Alb Tek Energy dhe vendosi të marr dy javë kohë për të shpallur vendimin përfundimtar.

Seanca kur trupa gjykuese do të dalë dhe do ta shpallë vendimin do jetë në 5 tetor ora 13.

Gjyqtarët argumentuan se ju nevojitet kohë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Avokatët e Lefter Kokës ndërkohë, dorëzuan në gjykatën antikorrupsion këtë të enjte, disa akt ekspertime ku pretendohet gjendje e rënduar shëndetësore.

 

Fraksion.com