AktualitetPolitikëTë fundit

Korreshi shkon në Kuvend me kos e bukë misri: E kam porosi nga mamaja që t’ia sjell qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pak para hyrjes në Kuvend, ka ironizuar qeverinë, ndërsa me vete për në seancë kishte marrë bukë misri dhe kos. Ai tha se këto ushqime janë të vetmet që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët.

“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike. Këtë do t’ia çoj atij, po rri sot pa bukë tha plaka ime, jepja qeverisë, vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Korreshi para Kuvendit.

Saimir Korreshi ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si shkon në Kuvend herë pas herë. Teksa kësaj rashe shkoi me kos e bukë misri, herë të tjera ai është parë me shalqi, me grurë apo me set kirurgjikal, të cilat i zgjedh si mjete për të dhënë mesazhe për çështje të caktuara.

 

Fraksion.com