AktualitetPolitikëTë fundit

“Je interpretuese shumë e keqe”, Sula përplaset me Felajn për kreun e grupit të PD-së: Duhen 6 muaj për të krijuar një grup të ri parlamentar

Në Kuvend vijon përplasja për kreun e grupit parlamentar të PD-së. Dashnor Sula duke ju drejtuar nënkryetares së Kuvendit tha se për ajo është një interpretuese e keqe e rregullores.

“Je interpretuese shumë e keqe e rregullores së Kuvendit. Mazhoranca juaj është selektive në çdo kohë për të interpretuar rregulloren e Kuvendit sipas oreksit tuaj. Keni një diferencë në raport me grupin tuaj parlamentar. Mjafton vetëm një nen i rregullores së Kuvendit. Nuk janë statuti i PD-së e as PS-së. Vetë rregullimi bëhet sipas trupës së grupit parlamentar të deputetëve. Edhe nëse do të krijosh një grup parlamentar do të duhet të krijohet 6 muaj. Kemi një grup që nga 9 shtatori dhe është ky grup parlamentar. Edhe me fillimin e çdo sesioni kryetar i grupit parlamentar në mbledhjen e tij zgjedh kryesinë. Në trupa e deputetëve të opozitës ju pëlqen apo nuk ju pëlqen ju ne kemi një kryetar të grupit parlamentar. Mund ti referohem edhe shkresës së PS-së, votoi trupa e deputetëve të PS-së dhe zgjodhët kryetarët. Turp është për ne, po ju i përhapni probleme Kuvendit.”, tha Sula.

 

Fraksion.com