Hasani: Qipro, mbështetje Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani u takua në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Constantinos Kombos.
Të dy homologët diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira që i karakterizojnë të dy vendet dhe u fokusuan mbi mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Qipros në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork, në kuadër të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Fraksion.com