AktualitetBota+Të fundit

Turqia mbështet sulmin e Azerbajxhanit në Nagorni-Karabah

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Azerbajxhani ka çdo të drejtë të ndërmarrë “hapa për të ruajtur integritetin e tij territorial”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-sëFotografi: TIMOTHY A. CLARY/AFP/Getty Images

Para deklaratës së Erdoganit edhe Ministria e Jashtme turke kishte deklaruar se: “Si rezultat i shqetësimeve legjitime dhe të justifikuara që ka shprehur vazhdimisht në lidhje me situatën në terren gjatë gati tre vjetëve, që nga përfundimi i Luftës së Dytë të Karabakut,Azerbajxhaniti është dashur të marrë masa që i konsideron të nevojshme në territorin e vet sovran”.

Megjithë këto deklarata diplomatët turq u kërkuan të gjitha palëve t’u kthehen bisedimeve të paqes.

“Ne besojmë se sigurimi i vazhdimit të procesit të negociatave gjithëpërfshirëse midis Azerbajxhanit dhe Armenisë… është e vetmja mënyrë për të vendosur paqen, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e përhershëm në rajon”, thuhet në një deklaratë të palës turke.

Berbock: Azerbajxhani duhet të ndalojë menjëherë bombardimet

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbock, e akuzoi Azerbajxhanin se ka thyer fjalën duke nisur aksionin ushtarak në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, “Premtimi i Bakut për t’u përmbajtur nga veprimet ushtarake u thye”.

MPJ Annalena Baerbock duke folur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
MPJ Annalena Baerbock duke folur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju JorkFotografi: Thomas Trutschel/photothek/picture alliance

Duke folur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Baerbock tha: “Azerbajxhani duhet të ndalojë menjëherë bombardimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve.”

Franca kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Franca i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet menjëherë pas operacioneve ushtarake të Azerbajxhanit.

Ministria e Jashtme franceze tha në një deklaratë se asnjë pretekst nuk mund të justifikojë operacionin ushtarak të Azerbajxhanit të nisur në Nagorno-Karabakh.

Sulmi i Azerbajxhanit ndaj Nagorni-Karabahut | Stepanakert
Sulmi i Azerbajxhanit ndaj Nagorni-KarabahutFotografi: Oldhike/TASS/dpa/picture alliance

Ministria e Jashtme franceze tha në deklaratë se shpërthimi i luftimeve “kërcënon mijëra civilë tashmë të prekur nga një bllokadë e paligjshme disamujore dhe që bie ndesh me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje të negociuar”./DW

 

Fraksion.com