AktualitetBota+Të fundit

“Njerëzimi nuk ka më shpresë në OKB”, Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para fjalimeve të Blinken dhe Lavrov

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, u largua nga dhoma e Këshillit të Sigurimit para fjalimit të ministrit rus, Serghei Lavrov, dhe para fjalimit të Sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se kjo e fundit mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë.

“Unë mendoj se OKB-ja mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka folur për herë të parë fizikisht në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit në OKB. Zelensky u shpreh se duhen riparë me shumë vëmendje reformimi i vetove pasi e dobëson rolin e Kombeve të Bashkuara duke mos i dhënë peshë, por duke i dhënë vetëm një shteti, siç është Rusia. Zelensky tha se është pikërisht vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

“Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara. Sistemi aktual i OKB ju bën më me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, u largua nga dhoma e Këshillit të Sigurimit para fjalimit të ministrit rus, Serghei Lavrov, dhe para fjalimit të Sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken.Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se kjo e fundit mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë.

“Unë mendoj se OKB-ja mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë”, tha Zelensky.

Zelensky ishte i sigurt se Karta e OKB-së mund të funksiononin për sigurinë globale, por diskutimi për reformën e Kombeve të Bashkuara duhej të shndërrohej menjëherë në një proces.

“Unë jam i sigurt se Karta e OKB-së mund të funksionojë për sigurinë globale, por diskutimi për reformën e Kombeve të Bashkuara duhet të shndërrohet menjëherë në një proces. Të gjitha vendet që e njohën agresionin rus si shkelje të Kartës së OKB-së, por që kjo nuk ndryshoi asgjë për Rusinë në OKB. Nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe për përdorimin e të drejtën e vetos”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu shtoi se shumica e njerëzve nëpër botë i quan veprimet e Rusisë si kriminale.

“Shumica e botës e pranon se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë kriminale dhe të paprovokuara dhe kanë për qëllim marrjen e territorit dhe burimeve të Ukrainës. Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina dhe Krimea”, tha Zelensky.

 

Fraksion.com