Deti, toka dhe ajri, sfida e sigurisë në Detin Baltik
Nga Mimoza Golikja
Rreth 30 anije luftarake dhe 3200 personel nga 14 vende po marrin pjesë në stërvitjen vjetore dy-javore detare “Brigjet Veriore”, e cila filloi në 9 shtator 2023 në Detin Baltik, kryesisht në brigjet e Estonisë dhe Letonisë. Udhëhequr nga Marina Gjermane, “Brigjet Veriore” është një nga stërvitjet më të mëdha në rajon dhe po fokusohet për herë të parë në luftën e nivelit të lartë dhe mbrojtjen kolektive të aleatëve të NATO-s.
“Shtatë, së shpejti do të bëhen tetë, aleatë të NATO-s që kufizohen me Detin Baltik, kështu që zona është e një rëndësie vendimtare për Aleancën tonë”, tha Zëdhënësi në detyrë i NATO-s, Dylan White. “Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht situatën e sigurisë në Detin Baltik dhe NATO ka rritur ndjeshëm praninë e saj mbrojtëse në rajon në det, në tokë dhe në ajër. Stërvitje si këto dërgojnë një mesazh të qartë se NATO është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit aleat.”
Gjatë dy javëve, aleatët do të trajnojnë operacionet amfibe, mbrojtjen ajrore, sulmet nga deti në tokë dhe sigurimin e korsive detare. Grupi i Përhershëm Detar i NATO-s Një dhe Grupi i Përhershëm i Kundërmasave të Minave të NATO-s po marrin pjesë në manovra, të cilat përfshijnë personel nga aleatët si Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, SHBA-ja dhe Suedia e ftuar në NATO. E mbajtur çdo vit, stërvitja po zhvillohet për herë të parë nga Komanda e re e Marinës gjermane në Rostock.
Marina e NATO-s zhvillon stërvitjen vjetore të mbrojtjes kolektive të Brigjeve Veriore
“Brigjet Veriore” është një stërvitje shumëkombëshe që u nis nga Gjermania në 2007 dhe zhvillohet çdo vit në Detin Baltik. Synimi kryesor i kësaj stërvitje është që pjesëmarrësit të stërviten në luftën detare, të vendosur në një skenar të përgjithshëm realist brenda një mjedisi bregdetar nën disa kërcënime të supozuara. Ndërsa në vitet e para pirateria dhe terrorizmi ishin fokusi kryesor i stërvitjes, sot theksi vihet në mbrojtjen kombëtare dhe të Aleancës, veçanërisht në krahun verilindor të NATO-s. “Brigjet Veriore” i forcon kështu pjesëmarrësit individualë në aftësinë për të reaguar në mënyrë koherente, të përshtatshme dhe të qëndrueshme, veçanërisht ndaj kërcënimeve ushtarake nga ajri, nga lart dhe poshtë detit, si dhe nga toka. Këto kërcënime po evoluojnë vazhdimish, si raketat që po arrijnë shpejtësi gjithnjë e më të larta dhe dronët gjithashtu. Prandaj, aleatët dhe partnerët e NATO-s përdorin ushtrime si “Brigjet Veriore” për të zhvilluar së bashku taktika dhe procedura, si dhe për të vënë në provë sisteme të reja teknike.
Fqinjët e Detit Baltik, Gjermania, Danimarka, Suedia ose Finlanda janë përgjegjës për planifikimin e stërvitjes në shkallë të gjerë, me rradhë, në baza të rregullta pas konsultimit. Përgjegjësia qendrore, si për çdo stërvitje detare, merret nga oficeri përkatës i flamurit që urdhëron stërvitjen (OSE). Për “Brigjet Veriore”, aktualisht është shefi i marinës gjermane. Ndërkohë, planifikimi dhe ekzekutimi janë përgjegjësi e të ashtuquajturit Oficeri Drejtues i Ushtrimit (OCE), zakonisht një admiral tjetër. OCE ka një ekip për ushtrimin që është përgjegjës për planifikimin e detajuar, i cili zakonisht fillon disa muaj përpara ushtrimit përkatës.
‘Brigjet Veriore’ zhvillohen çdo vit në Detin Baltik dhe çdo herë, pjesëmarrësit përdorin zona të ndryshme detare. Mënyra se si përcaktohen këto zona varet kryesisht nga vendi që vepron si vend pritës. Në vitin 2019, për shembull, me Danimarkën dhe Gjermaninë si mikpritëse të përbashkëta, zona e stërvitjes ishin Qasjet e Detit Baltik në perëndim të rajonit detar. Në vitin 2023, Letonia dhe Estonia janë vendet pritëse, kështu që stërvitja po zhvillohet në Detin Baltik qendror në brigjet e shteteve baltike. I gjithë Deti Baltik perëndimor dhe qendror, ka një rëndësi strategjike për shtetet përreth këtij deti. Prandaj, seria e manovrave të Brigjeve Veriore ndryshon zonën e saktë të ushtrimeve çdo vit.
Ushtrimet detare dhe kombet pjesëmarrës. BALTOPS stërvitje në shkallë të gjerë
Të gjitha vendet e Detit Baltik që janë gjithashtu anëtare të NATO-s kanë një interes të përbashkët për sigurinë në rajon. Për të mbrojtur rrugët tregtare dhe furnizimet ushtarake nëpër Detin Baltik ose për të kundërshtuar skenarët e shkëputjes prej tyre, pjesëmarrësit në brigjet veriore synojnë të forcojnë bashkëpunimin, veçanërisht midis forcave të tyre detare. Ashtu si çdo stërvitje ushtarake, stërvitja ‘Brigjet Veriore’ ka dy qëllime thelbësore, të lidhura në mënyrë specifike vetëm me rajonin e Detit Baltik, përfshirë mbi të gjitha shtetet baltike dhe Finlandën, nga njëra anë, të trajnojë dhe zhvillojë më tej personelin detar pjesëmarrës me sistemet e tyre të armëve, dhe nga ana tjetër, të demonstrojë aftësitë ushtarake dhe unitetin politik. Kështu, anëtarët e NATO-s në Detin Baltik dhe partnerët e tyre tregojnë vullnetin për të mbrojtur rajonin, në radhë të parë Finlandën dhe shtetet baltike. Ata kanë një interes të veçantë për rajonin dhe mbrojtjen e të gjithë krahut verior të Aleancës dhe marrin pjesë rregullisht në ‘Brigjet Veriore’. Përveç Gjermanisë, Danimarka, Suedia dhe Finlanda, të cilat janë përgjegjëse në mënyrë alternative për planifikimin, marrin pjesë rregullisht edhe Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia. Përveç kësaj, përfshihen vende si Franca, Britania e Madhe, Norvegjia dhe SHBA. Si rregull, partnerët e NATO-s ofrojnë shumicën e pjesëmarrësve dhe Finlanda dhe Suedia tashmë janë integruar në stërvitjen në shkallë të gjerë.
BALTOPS, ose Operacionet Baltike, është një stërvitje detare në shkallë të gjerë e udhëhequr nga SHBA që nga viti 1972 dhe ajo e ka origjinën në Luftën e Ftohtë. Ndërsa seria e stërvitjeve të ‘Brigjeve Veriore’, e nisur nga Marina Gjermane që nga viti 2007 dhe bazohet më tepër në dëshirën për bashkëpunim më të ngushtë midis të gjithë partnerëve të NATO-s dhe BE-së në rajonin e Detit Baltik, pas Luftës së Ftohtë. Arsyeja kryesore për këtë ishte zgjerimi i NATO-s në vitin 2004 për të përfshirë shtetet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Skenarët e parë të “Brigjeve Veriore’ ishin më të orientuara drejt menaxhimit të krizave dhe parandalimit të konflikteve, përfshirë luftën kundër terrorizmit. Por që nga viti 2014, fokusi është kthyer gjithnjë e më shumë te mbrojtja kombëtare dhe kolektive. Në këtë mënyrë, ‘North Coasts’ ka një bazë të përbashkët me BALTOPS, si mundësi ideale për t’u trajnuar së bashku për të gjithë partnerët, veçanërisht për vendet e rajonit të Detit Baltik.
Rëndësia e Detit Baltik, sfida për marinat pjesëmarrëse
Vendet e Detit Baltik janë shoqëri moderne post-industriale, ku shumica e njerëzve jetojnë në bregdet. Mbrojtja e tyre është e rëndësishme për të gjithë partnerët në rajon, ku në të ndodhet porti industrial në Naantali, Finlandë. Deti Baltik është një rrugë detare, me më shumë se 2500 anije që transportojnë mallra eksporti dhe importi çdo ditë. Në jetën e përditshme në det, trafiku i trageteve dhe aktiviteti i peshkimit janë gjithashtu të rëndësishëm. Kjo e bën këtë det margjinal të Oqeanit Atlantik një nga zonat detare me densitetin më të lartë të trafikut detar në botë. Nga këto rrugë detare varen jo vetëm Polonia, Finlanda dhe shtetet baltike, por edhe Gjermania në një mënyrë të veçantë. Gjermania është një nga pesë partnerët kryesorë tregtarë të të gjitha vendeve të Detit Baltik. Për Danimarkën, Finlandën, Poloninë dhe Suedinë është edhe më e rëndësishmja. Bllokada ose konfliktet e armatosura në Detin Baltik mund të kenë efektin e ndërprerjes së këtyre flukseve tregtare midis brigjeve që do të ndikonte edhe shpërndarjen e produkteve dhe burimeve të përditshme dhe karburantit.
E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja ushtarake, për rrugët më të rëndësishme të furnizimit për NATO-n në Finlandë dhe në shtetet baltike, si dhe për trupat e Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të vendosura atje. Ekziston një lidhje tokësore midis Polonisë dhe Lituanisë, por korridori midis Kaliningradit të Rusisë dhe Bjellorusisë është vetëm 65 kilometra i gjerë. Një linjë hekurudhore dhe dy autostrada kalojnë nëpër këtë të ashtuquajtur ‘Gap Suwalki’, i cili mund të përballojë vetëm një vëllim të vogël transporti në krahasim me rrugët detare. Ato gjithashtu mund të ndërpriten shpejt në rast konflikti.
Një aspekt tjetër është infrastruktura kritike detare në Detin Baltik. Ashtu si në Detin e Veriut, këtu janë mullinjtë me erë, kabllo të dhënash dhe energjie, si dhe tubacione të gazit natyror. Këto objekte po fitojnë rëndësi, po rriten në numër, veçanërisht për shkak se shtetet baltike po lidhen me rrjetet e energjisë elektrike të Skandinavisë. Deti Baltik është i ashtuquajturi det margjinal, i karakterizuar nga ujëra mjaft të cekëta dhe pak hapësirë manovrimi për anije veçanërisht të mëdha. Thellësia e cekët e ujit kufizon nëndetëset në funksionimin efektiv dhe gjithashtu e bën rajonin detar një zonë operacionale ideale për luftën me mina detare. Për më tepër, çdo pikë në detin Baltik të hapur nuk është larg tokës, pra gjithmonë brenda rrezes së avionëve ose raketave të drejtuara. Vijat bregdetare pjesërisht të prera bëjnë që një sulmues i mundshëm mund të fshihet lehtësisht. Kjo do të thotë se koha e paralajmërimit është jashtëzakonisht e shkurtër në rast konflikti. Prandaj, për anijet civile, por edhe për anijet luftarake, lundrimi në Detin Baltik gjatë një konflikti do të shoqërohej me një rrezik të madh. Kësaj i shtohen edhe pengesat në rrugët e hyrjes në Detin Baltik. Këto janë rrugët ujore midis Danimarkës dhe Suedisë, përkatësisht midis ishujve danezë, Oresund, Brezi i Vogël dhe Brezi i Madh, që është rruga kryesore e transportit detar dhe është vetëm dhjetë kilometra në pikën e saj më të ngushtë. Alternativa e vetme është Kanali i Kielit. Të gjitha këto ngushtica janë të lehta për t’u kontrolluar, por gjithashtu mund të mbyllen shpejt, për shembull nga sabotazhi ose minat detare.
Nga ana tjetër pavarësisht dhjetëra anijeve luftarake pjesëmarrëse në një zonë detare relativisht të madhe, stërvitja në përgjithësi ka pak ndikim në transportin civil. Zona përkatëse e stërvitjes shtrihet larg rrugëve tregtare të vendosura, jo direkt në detin Baltik, akseset Oresund, Little Belt, Great Belt ose Kanal Kiel dhe shmang fermat e mullinjve të erës, si dhe zonat më të rëndësishme të peshkimit, si dhe ujërat territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike të vendeve jo pjesëmarrëse. Stërvitja Brigjet Veriore u shpall zyrtarisht nëpërmjet “Njoftimeve për marinarët” ndërkombëtarë disa javë përpara se ajo të fillonte. Informacioni përmbante kohëzgjatjen e ushtrimit dhe koordinatat gjeografike që kufizojnë zonën e ushtrimeve.
Organizimi i luftanijeve pjesëmarrëse, përgatitja e forcave detare për konflikt ushtarak
Anijet detare pjesëmarrëse përbëhen nga anije luftarake me profile të ndryshme aftësish. Në ‘Brigjet Veriore’, si në thelb në çdo stërvitje të madhe detare, marrin pjesë anije detare të specializuara në mbrojtjen ajrore dhe sipërfaqësore, luftën kundër nëndetëseve dhe kundërmasat e minave. Përveç kësaj, disa vende dërgojnë forca ajrore dhe tokësore përfshirë këmbësorinë detare. Gjatë stërvitjes, luftanijet organizohen si grupe detyrash, nën-njësi të përbëra sipas aftësive specifike, zakonisht për luftime sipërfaqësore dhe nënujore nga njëra anë dhe kundërmasa ndaj minave nga ana tjetër. Nëse forcat e përhershme detare të NATO-s marrin pjesë në “Brigjet Veriore”, ato zakonisht e bëjnë këtë në unison. Në parim, këto janë Grupi i Përhershëm Detar 1 i NATO-s dhe Grupi i Përhershëm i Kundërmasave të Minave 1 të NATO-s, sepse Deti Baltik është fusha e tyre të përgjegjësisë. Secili grup detyrash drejtohet nga komandanti i tij, Komanda e Task Group (CTG), në bordin e një anijeje të dedikuar. Ata janë të gjithë në varësi të një Task Force të Komandantit të Lartë (CTF), i cili drejton formacionet detare me stafin e tij nga bregu. Gjatë stërvitjes, kjo CTF merr dy role, nga njëra anë, ata vetë trajnojnë urgjencën reale të formacioneve kryesore detare me dhjetëra anije luftarake, nga ana tjetër, ata janë arbitri suprem i stërvitjes për të vlerësuar sjelljen e CTG-ve dhe njësive ushtarake vartëse të tyre. Për shkak se çdo përsëritje e “Brigjeve Veriore” përfshin anije luftarake pjesërisht të ndryshme me aftësi të ndryshme, çdo ushtrim individual do të thotë që CTG-të dhe CTF-të duhet të marrin parasysh këto specializime. Kjo përfshin, mbi të gjitha, aftësitë teknike të sensorëve të ndryshëm dhe sistemeve të armëve. Radarët e vëzhgimit ajror nga fregatat individuale, për shembull, mund të ndryshojnë ndjeshëm vetëm në rreze. Në të njëjtën mënyrë, diapazoni i silurëve ndonjëherë janë shumë të ndryshëm.
Ashtu si të gjitha ushtrimet detare që zgjasin disa javë, ‘Brigjet Veriore’ ndahen në dy faza kryesore. Në pjesën e parë të stërvitjes në shkallë të gjerë, anijet individuale, përkatësisht ekuipazhet e tyre bashkohen në ekipet e grupeve të tyre të punës përkatëse. Kjo fazë përgatitore quhet CET/FIT. Gjatë Trajnimit për Përmirësim Luftarak (CET), anijet dhe ekuipazhet stërviten individualisht ose në çifte. Force Integration Training (FIT) e ndërron fokusin për të siguruar që i gjithë grupi i detyrave të funksionojë së bashku pa probleme.
Pasi përfundon faza përgatitore CET/FIT, fillon Faza e Operacioneve, ose shkurt Faza OPS, e njohur edhe si Play Free. Kjo fazë ushtrimore i vë të gjithë pjesëmarrësit, të përfshirë në një skenar fiktiv, në provë për disa ditë. Për këtë qëllim, CTF dhe stafi i tij në breg duhet të udhëheqin veprimet e tyre nga njëra anë dhe të vëzhgojnë situatën e përgjithshme nga ana tjetër. Të gjithë komandantët e formacioneve, CTF dhe CTG-të vartëse, ndajnë detyrat e reja në mënyrë të ndjeshme dhe të bazuar në aftësi midis anijeve brenda grupeve të detyrave. Të gjithë personat e përfshirë janë në gjendje t’i përgjigjen ngjarjeve të papritura dhe incidenteve të papritura 24/7. Si rregull, një nga disa grupe pune merr rolin e forcës kundërshtare gjatë fazës së OPS. Në përgjithësi, të gjitha ushtrimet individuale të ushtrimeve në shkallë të gjerë janë krijuar për të qenë sa më realiste. Ndër të tjera, kjo do të thotë që faza OPS funksionon për disa ditë.
Ashtu si të gjitha stërvitjet ushtarake edhe ‘Brigjet Veriore’ synojnë të promovojnë ndërveprim midis të gjitha forcave detare, tokësore dhe ajrore pjesëmarrëse. Ajo që nënkuptohet me këtë është aftësia për të bashkëpunuar midis forcave të ndryshme të armatosura kombëtare të një aleance, disa prej të cilave kanë pajisje të ndryshme, kryesisht në bazë të standardeve dhe procedurave të përbashkëta. Një fregatë gjermane, për shembull, ndryshon në shumë detaje dhe aftësi specifike nga një polake ose daneze.
Ndërveprueshmëria funksionon në tre nivele, gjuhë e përbashkët procedura dhe taktika, struktura të përbashkëta komanduese, si dhe pajisje dhe logjistikë të përputhshme. Trupat e NATO-s komunikojnë me njëri-tjetrin në anglisht duke përdorur të njëjtën terminologji ushtarake. Në luftime, ata veprojnë sipas të njëjtave rregulla me pajisje sa më të krahasueshme. Shtabi dhe stafet organizohen në të njëjtën mënyrë në mënyrë që personeli i stafit të mund të performojë në mënyrë të krahasueshme dhe komunikimi ndërmjet përgjegjësive të funksionojë sa më mirë që të jetë e mundur./Gazeta “Ushtria”
Fraksion.com