Ukraina thotë se ka rrëzuar dhjetëra dronë rusë
Luftimet kanë vazhduar në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës, përderisa Kievi ka pretenduar se ka rrëzuar në mbarë vendin dhjetëra dronë rusë gjatë natës midis 18 dhe 19 shtatorit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë presion të mëtejmë ndaj komunitetit ndërkombëtar, për të fituar më shumë mbështetje për shtetin e tij gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës 18 muaj më parë.
Por, raportohet se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po i bëjnë presion Ukrainës që të tregojë sukses gjatë kundërofensivës që ka nisur në qershor, pasi ky kundërsulm është më i ngadalshëm seç pritej.
Në Ukrainë, Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ukrainase kanë vazhduar operacionet sulmuese në zonat përreth Mlitopolit dhe Bahmutit, në përpjekje për të rimarrë territor “dhe për të konsoliduar pozicionet e reja”.
Ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë shkatërruar 27 nga 30 dronët kamikazë në pjesë të ndryshme të shtetit.
Sulmet e pretenduara ruse, me dronët e prodhimit iranianë, raportohet se kanë shënjestruar rajonet e Harkivit, Krjvij Rihut, Odesës dhe Hmelnjtskijit.
Në Lviv, në perëndim të Ukrainës ka ndodhur në shpërthim, që ka shkaktuar zjarr në një depo industriale. Ky qytet gjenet larg vijave të frontit.
Fraksion.com