Horoskopi javor 18-24 shtator 2023
Ky është horoskopi javor nga data 18 shtator deri në 24 shtator 2023. Parashikim i yjeve se si do të ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë
Dashi
Më në fund do arrini të zgjidhni shumë çështje delikate gjatë kësaj jave dhe do jeni më të qetë. Nëse keni një lidhje, shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Ju beqarët, nëse doni të krijoni një lidhje, duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Në të kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar.
Demi
Gjatë kësaj dite mund t’iu vihen edhe disa kushte për të arritur atje ku doni, kështu që mendohuni para se të jepni përgjigje. Nëse keni një lidhje, tregohuni më tolerantë me atë që keni në krah dhe do keni rezultatet që keni ëndërruar. Nëse tregoheni shumë kërkues dhe kategorikë me ato që do thoni partneri do lodhet shpejt. Nëse jeni ende beqarë dhe po kërkoni dikë, do keni plotësim të dëshirave. Në planin financiar do mbështeteni mjaft nga yjet. Bëni ato shpenzime që keni menduar sepse gjendja do jetë e mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Përveç një nervoziteti të sjellë nga Urani, në përgjithësi do jeni në formë të shkëlqyer. Venusi do iu mbrojë edhe nga sëmundjet që po qarkullojnë. Puna do ecë goxha më mirë.
Binjakët
Gjatë kësaj jave do ja kaloni përgjithësisht mirë, por do keni edhe ditë delikate. Nëse keni një lidhje, Saturni rrezikon t’iu hapë një plagë të vjetër dhe ajo mund t’iu dhembë. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë keni disa dhurata për të bërë mund të shpenzoni edhe pak më shumë. Me Marsin që do ndikojë fuqishëm tek shëndeti juaj, një gjë është e sigurt. Do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni. Në pune nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato.
Gaforrja
Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë këtë javë dhe të mos bëni asgjë të pamenduar mirë. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund të ndërlikohet më tepër. Ju beqarët do realizoni takime të papritura, por që do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni që edhe ëndrrat mund të realizohen. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, madje mund të ndiheni edhe më në formë se një javë më parë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.
Luani
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
Virgjëresha
Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.
Peshorja
Gjatë kësaj jave do jeni edhe më të logjikshëm dhe do e ktheni situatën në favorin tuaj. Për ju që keni një lidhje do jetë një periudhë e begatë. Do merrni vesh më së miri me partnerin dhe do jeni gati të bëni së bashku çdo lloj çmendurie. Ju beqarët ka mundësi të bini në dashuri me një person që më parë e keni tallur dhe e keni ofenduar. Në planin financiar do jetë një periudhë e favorshme dhe gjendja do konsolidohet tej mase. Do e hidhni çdo hap me shumë maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe në përgjithësi vetëm se nëse keni një punë krahu bëni kujdes mos keni dëmtime nëpër duar. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme dhe do afroheni pranë objektivave kryesore.
Akrepi
Në punë do iu jepni një tjetër pamje jetës tuaj dhe buzëqeshja do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit perspektivat do jenë goxha të mira. Do ja kaloni për bukuri me partnerin dhe do i lini pas krahëve të gjitha pengesat që keni hasur në të shkuarën. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me takime impresionuese dhe do jetë në dorën tuaj përzgjedhja e personit të duhur. Financat do jenë prioritare në çdo moment. Do e frenoni veten kur të kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jetë i keq. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se një javë me parë. Do kujdeseni më tepër për veten. Edhe gjendja psikologjike do jetë e shkëlqyer. Në punë do keni ndryshime të mëdha sidomos nëse keni qenë të papunë deri më sot. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen.
Shigjetari
Gjatë kësaj jave do jetë momenti për të lëvizur e për të bërë ndryshimet e menduara prej kohësh. Nëse keni një lidhje, pasioni në çift do shumëfishohet dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Do ja kaloni mjaft mirë dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni një periudhë të favorshme dhe të mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojini sepse rrallë jepen mundësi të tilla. Në planin financiar do jeni me fat dhe do mund të kryeni investime më tepër se më parë. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet dhe do jeni më të qetë. Për shëndet të mirë duhet të shmangni ushqimet e yndyrshme dhe pijet me gaz. Në pune do jeni të zotet dhe do arrini më shpejt nga sa mendonit atje ku keni dëshiruar. Po vazhduat në këtë mënyrë shumë shpejt do ngriheni edhe në detyrë.
Bricjapi
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
Ujori
Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.
Peshqit
Edhe pse do ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen. Ju të dashuruarit do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.
Fraksion.com