AktualitetPolitikëTë fundit

Tension në Kuvend, Nikolla njoftoi se PD bëri Açkën kryetare grupi, Bardhi: Komplot!

Në seancën e sotme plenare janë shkaktuar sërish debate në Kuvend për postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka komunikuar anëtarët e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, duke u bazuar në dokumentin që ajo lexoi, kryetari i PD-së ligjore ka autorizuar në krye të grupit parlamentar të PD-së Flutura Açkën.

“Me propozim të kryetarit të partisë vendoset përbërja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD: Flutura Açka nënkryetare e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit. Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu Sekretar, Oriola Pampuri Zëdhënëse. Firmosur nga kryetari Lulzim Basha i grupit”, njoftoi Nikolla.

Pas këtij komunikimi, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Gazment Bardhit, i cili e ka mbajtur më parë postin e kreut të grupit parlamentar.

Ai ka shkaktoi tension dhe debate të ashpra në parlament.

Nuk i drejtohesh dot askujt si kryetar i PD, nëse ty të vjen dokument me emër të grupit parlamentar të PD-së ti nuk thërret anëtarë të PS për ta marrë në shqyrtim, por dokumentacionin e vë në dispozicion të deputetëve opozitare. Sot kryetarja e Kuvendit është qesharake”, u shpreh Bardhi.

Ai e ka quajtur “një komplot” shkresën e PD që lexoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku njoftohej se Flutura Açka ishte kryetarja e grupit parlamentar.

Ky i fundit me tone të forta u shpreh kundër, ndërsa pohoi se nuk po diskutohej për kreun e grupit të PS-së.

Ndërkohë, Nikolla tha se nuk i merrte leje se kujt ia jepte fjalën apo se si do të procedohej në Kuvend.

Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

 

Fraksion.com