Rritja e rrogave te Kushtetuesja, Bylykbashi: Qeverisë i duhen 84 vota, të shohim a do ti bëjë dot. Paga e gjyqtarit bëhet mbi 6 milionë lekë
Projektligji i qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i çon rrogat e tyre nga 6.4 milionë lekë dhe 7.5 milionë lekë në muaj.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u shpreh se argumenti i qeverisë është që me rritjen e pagave Gjykata Kushtetuese bëhet më e pavarur, por sipas tij kjo është më shumë një çështje dinjiteti.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet ta ketë 20% më shumë rrogë, pra 7 milionë lekë. Merr sa 100 pensionistë me pension minimal. Debati i dinjitetit është i rëndësishëm. Gjyqtari i Kushtetueses duhet të jetë po aq dinjitoz sa gjyqtari i gjykatës së lartë që merr sa gjysma e atij të kushtetueses dhe mbi të gjitha pensionisti që me pension minimal është sa 1/100 e gjyqtarit thotë “po dinjiteti im ku është?”. Nëse ia rrisim shërbëtorëve publikë rrogën, pensionistëve nuk ia rrisim”, tha Bylykbashi.
“Propozimin që ka sjellë Gjykata Kushtetuese, e sjell këtu përmes qeverisë. Duhen 84 vota, të shohim nëse i bën. I është vetëofruar Gjykata Kushtetuese qeverisë. Nuk ëstë çështje e pavarësisë së gjykatës, është çështje dinjiteti”.
Farksion.com