Life StyleTë fundit

Gruaja ime, amerikane nuk donte të kthehej në Çikago, pas pushimeve në Shqipëri

Ervis Dilo jeton prej 24 vjetësh në Çikago. Ai shkoi 17 vjeç Amerikë dhe tanimë ka një familje dhe punë që i siguron jetesën dhe të ardhmen vetes dhe familjes së tij.

Ervisi tregoi në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës historinë e tij, pse iku nga Shqipëria, shkollimin në Amerikë, punën si zëvendësdrejtor në një kompani farmaceutike, martesën me një vajzë amerikane dhe ëndrrën për t’u kthyer një ditë në Shqipëri, për ta kaluar moshën e pensioni në Vlorë apo Sarandë.

Ervisi tregoi një rast kur erdhi me gruan në Shqipëri dhe aq shumë i kishte pëlqyer vendi ynë, sa ajo nuk donte të kthehej më në Amerikë.

“Kam ardhur me gruan, që është amerikane, disa herë në Shqipëri. Erdhëm në 2018-ën në Shqipëri, pamë Sarandën e Vlorën, ndenjëm disa kohë këtu. Gruaja e pëlqeu shumë Shqipërinë. Filloi gruaja më pyeti se përse duhet të kthehemi në Amerikë, e pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Për atë jeta sociale ishte shumë e bukur, klima, ushqimet ishin fantastike për atë, sidomos domatet, sallatat e kopshtit, të cilat janë të rralla në Amerikë. Ajo i adhuroi. Kjo ishte jeta për atë dhe shumë amerikanë që mundohen gjithë jetën për të shijuar këtë jetë që ne e kemi, por nuk e dimë që e kemi. Ndaj ne duam të blemë një shtëpi ose në Vlorë ose Sarandë. Do vijë dita që do dal në pension dhe kam qejf qe ta kaloj këtu periudhën e pensionit. Klima, deti, ushqimi janë më të mirat.”, tha Ervisi ./dritare.net

 

Fraksion.com