AktualitetTë fundit

Gjeneral brigade, Ferdinant Dimos merr drejtimin e Forcës Ajrore

Gjeneral brigade, Ferdinant Dimos do të drejtojë Forcën Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi gjeneral brigade, Dimos për detyrën e re, teksa u shpreh i sigurt se do të vijojë modernizimi i Forcës Ajrore së bashku edhe me partnerët.

“Urime gjeneral brigade Ferdinant Dimos, i cili do të drejtojë Forcën Ajrore. Me përkushtimin dhe kontributin si komandanti i Komandës Mbështetëse dhe në detyrat e tjera të mëparshme jam i bindur që me gjeneral brigade Ferdinant Dimo do të vijojmë së bashku edhe me partnerët tanë modernizimin e Forcës Ajrore”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com