Tenderi te MSH, kalon për gjykim dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë, Joana Duro
Kalon për gjykim dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë, Joana Duro. GJKKO ka pranuar edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të Joana Duros e 3 të dyshuarve të tjerë: Specialistes Laura Shteto, biznesmenit Vladimir Topi, i cili është dhe administrator të kompanisë, ‘DRICONS’ dhe inxhinierin Silvi Shehi.
Sipas prokurorisë Joana Duro mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin.
Dy zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë Duro dhe Shteto u arrestuan më 2 qershor 2023, për ryfshfetin 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese kishte ofruar 672.457.60 lekë.
Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Fraksion.com