Shqipëria merr drejtimin e KS në OKB: Begaj, Rama dhe Hasani së bashku në SHBA
Shqipëria rikthehet sërish në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të marrë drejtimin e Presidencës së Këshillit të Sigurisë. Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani do të jenë në New York për takime dhe aktivitete të nivelit të lartë. Këtë herë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbajë fjalimin në emër të Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj.
Në takimin e parë e organizuar nga diplomacia shqiptare do planifikohet një bashkëpunim ambicioz për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, në situata lufte, apo në situata katastrofash natyrore.
Në diskutimin e dytë, pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Zelensky, për shkak se aktiviteti do t’i dedikohet luftës në Ukrainë, ku pjesëmarrësit do të përfshihen në një debat të hapur.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor-30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtare e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime.
Fraksion.com