AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: INSTAT nuk përgatit më limonata duke e nxjerrë Shqipërinë prapa Kinës

Kryeministri Rama tha se INSTAT tashmë është çliruar nga politika dhe sa vjen e bëhet më profesionale përkunder të kaluarën e hidhur ku fshikullohej nga ndërkombëtarët për statistika të pabesueshme.

“INSTAT sot është tërësisht i çliruar nga politika. Nuk merret më me qoka politike dhe as nuk përgatit limonta me rritje dyshifrore të Shqipërisë me zhvillimin më të shpejtë në botë diku aty pak hapa prapa Kinës dhe as nuk bëhet shkak që Shqipëria të fshikullohet për statistika të pabesueshme siç ndodhte në të shkuarën”

Kryeministri Rama tha se Censusi është i rëndësishëm edhe për  projektimin e trajektoreve të politikave ekzistuese në realitetet demografike.

Nga ana tjetër vlen të përmendet edhe teknologjia e vendosur në dispozicion për këtë regjistrim popullsie. Ky është census i parë që ka në dispozicion këto mjete. Para këtij nuk ka qenë teknologjia në këtë nivel. Po ashtu edhe INSTAT nuk e ka pasur këtë eksperiencë të përgjithshme. Tani është sepse kanë kaluar disa vite më shumë”, tha Rama.

 

Fraksion.com