Life StyleTë fundit

“Je shumë i shëmtuar për gruan tënde seksi”, burri zbulon ‘sekretin’ e një martese të lumtur (FOTO)

Një çift që është kritikuar shumë për ‘ndryshimin e tyre në pamje’ ka ndarë së fundmi sekretin për një martesë të lumtur.

Scott, nga Houston, Teksas, dhe bashkëshortja e tij, Divine, nga Filipinet, janë së bashku prej 7 vitesh. Ata u njohën nga një mesazh që ajo i dërgoi në “Facebook”, duke menduar se ai ishte dikush tjetër.

“Je shumë  i shëmtuar për gruan tënde

Në vitin 2021, Scott dhe Divine filluan që të postojnë video në “TikTok” në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe historinë e dashurisë. Por përdoruesit e rrjetit social u treguan mjaft mizorë me komentet e tyre. Ata nuk besojnë se çifti është bashkë, madje shtojnë se lidhja e tyre është ‘e rremë’.

“Je shumë  i shëmtuar për gruan tënde

Por ata nuk ndikohen aspak nga këto komente urryese, por tregojnë çdo ditë se martesa e tyre bëhet më e fortë.

“Daily Mail” shkruan se Scott vuan nga një sëmundje kronike autoimune e quajtur Skleroderma, e cila filloi kur ai ishte 13 vjeç dhe ‘ndryshoi’ pamjen e tij, por tha se ‘nuk pritet të përkeqësohet’.

Ndërkohë në lidhje me sekretin e martesës, ata kanë zbuluar se pas çdo debati, ata gjithmonë bisedojnë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre.

“Je shumë  i shëmtuar për gruan tënde

“Ne i diskutojmë gjërat dhe askush nuk largohet. Ne qëndrojmë dhe rritemi së bashku”, kanë shkruar ata në një video të postuar në “TikTok”.

Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe gjatë dy viteve të fundit ata kanë fituar më shumë se gjysmë milioni ndjekës të “TikTok”.

“Je shumë  i shëmtuar për gruan tënde

Shumë supozojnë se Divine është vetëm me Scott sepse ai ‘ka para’ ose për të marrë një ‘green card’ për të qëndruar në SHBA.

Në nëntor të vitit 2017 Scott vizitoi Divine në Filipine për herë të parë, dhe më vonë i propozoi asaj. Ata vazhduan lidhjen e tyre në distancë për katër vjet derisa Divine u zhvendos në SHBA.

 

Fraksion.com