Gazment Bardhi thërret sërish në takim Berishën dhe deputetët e tij
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur sërish në një takim deputetët e koalicionit opozitar “PD-AN”, duke përfshirë dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
Kjo ishte një pikat e miratuara në mbledhjen e kaluara, ku ata u dakordësuan që të mblidhen para çdo seance plenare. Takimi i radhës do të zhvillohet sot, në 13 shtator, në orën 13:00 në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Gazment Bardhi dërguar kolegëve të tij, ku thuhet: “Sipas vendimmarrjes së përbashkët në mbledhjen paraardhëse, mbledhja e ardhshme e deputetëve të opozitës parlamentare do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13 Shtator 2023, ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të grupeve parlamentare, në Kryesinë e Kuvendit, Kati IV. Ju faleminderit!”.
Në këtë takim pritet të diskutohet dhe se si do të funksonojë ndarja e grupeve parlamentare në Kuvend dhe kush duhet të jetë kryetar i grupit. Mësohet se këto mbledhje do të bëhën thuajse të përhjavshme, për të koordinuar aksionin opozitar në Kuvend dhe për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama që ata i konsiderojnë të padrejta.
Vlen të theksohet fakti se të mërkurën e 13 Shtatorit, Lulzim Basha do të mbledhë për herë të parë kryesinë e re të vulës, pas spastrimit që i bëri nga kundërshtarët e tij brenda partisë.
Fraksion.com