Life StyleTë fundit

Demi Lovato: U pendova që u lidha me burra të moshuar, është e neveritshme

Demi Lovato ka dhënë një intervistë dhe ka folur për jetën e saj personale, por edhe problemet që ka pasur në të kaluarën me të atin, gjë që e ka bërë të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë se vetja.

Këngëtarja foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte bërë në të kaluarën, me meshkuj që e “hodhën” prej disa vitesh. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama, i cili kaloi 13 vjet me të.

“Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin ”, tha 31-vjeçarja.

Duke parë mbrapa dhe duke reflektuar për marrëdhëniet e saj, ajo deklaroi se tani e ka të “pështirë” të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.

Ajo vetë aktualisht është në një lidhje të shëndetshme, siç thotë ajo, me një mashkull në moshën e saj, i cili e bëri të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.

“Unë jam me partnerin tim, i cili është afër moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme”, tha ajo.

“Unë dhe partneri im kemi një marrdhënie të shkëlqyer, qeshim shumë bashkë. Ai është i pandalshëm. Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh i sigurt dhe të tërhiqen shumë dhe qeshni me të gjatë gjithë kohës, atëherë kjo është formula për një marrëdhënie vërtet të shkëlqyer”, shtoi ajo.

Këngëtarja së fundmi është në një lidhje me muzikantin 32-vjeçar, Jordan Lutz.

 

Fraksion.com