Ndryshimet në qeveri: Betohen në Presidencë ministrat e rinj
Në një seancë të posaçme, Kuvendi votoi dje ndryshimet në qeveri. Por, Parlamenti miratoi vetëm 5 nga 7 dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet e fundit në qeveri.
Parlamenti liroi nga detyra e drejtuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, z. Mete, duke i hapur rrugë votimit të tij pas tre ditësh.
Me votat e mazhorancës dhe opozitës fillimisht nga detyra e Ministres së Jashtme u shkarkua Olta Xhaçka, Evis Kushi si ministre e Arsimit, Edona Bilali nga posti i ministres së Sipërmarrjes, Milva Ikonomi si ministre shteti për Standardet e Shërbimeve, si dhe dy ministret; ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe e Bujqësisë Frida Krifca, të cilat morën edhe numrin më të madh të votave për lirimin nga detyra.
Me 73 dhe 72 vota u miratuan ministrat e rinj: Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Igli Hasani. Ministrat do të betohen nesër në presidencë sapo Presidenti të kthehet nga Maqedonia e Veriut. Seanca e djeshme u zhvillua pa debat për shkak se kështu e parashikon rregullorja e Kuvendit.
Me dorën mbi Kushtetutë janë betuar ministrat e rinj të qeverisë Rama, emrat e të cilëve u miratuan një ditë më parë në Parlament.
Formula e betimit:
“Betohem në nderin time se do të zbatoj me përpikemi kushtetutën dhe ligjet si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar të anëtarit të këshillit të ministrave”
Nuk u votuan dje ministrat Mete dhe Ibrahimaj
Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.
Në seancën e djeshme, Parlamenti nuk votoi për shkarkimin nga detyra të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Në mënyrë që të kryhet kjo procedurë, fillimisht duhet të lirohet nga detyra e kryetarit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili do e zëvendësojë Ibrahimajn.
Dje u realizua pikërisht ky votim, shkarkimi i Metes. Sipas procedurës së Kuvendit, Ervin Mete depozitoi kërkesën për largim nga posti i drejtor të AMF, dhe kjo u votua në seancën plenare të ditës së djeshme.
Shpjegimin për këtë ngërç procedural e dha Eduard Shalsi, i cili në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, sqaroi se: “Si rregull Kuvendi para se të miratojë detyrën e Ervin Metes si ministër i Financave, duhet të miratojë dorëheqjen e tij nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe posti i drejtuesit të këtij institucioni. Pra votohet vendimi për lirimin e zotit Ervin Mete. Miratohet
Ministrat e rinj
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
Ministria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Albana Koçiu
Ministri i Arsimit dhe Sporti – Ogerta Manastirliu
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Anila Denaj
Ministri i Pushtetit Vendor- Arbjan Mazniku
Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete;
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj
Fraksion.com