Shqipëria fitoi kundër Polonisë, Luizi zbulon “arsyen”: Sapo i…
Mbrëmjen e kaluar nën një atmosferë të zjarrtë, Shqipëria arriti një fitore me aromë Europiani. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht është në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.
Por fatsjellësi për fitoren e kësaj ndeshjeje duket se ka qënë Luizi, i cili falë sensit të tij të humorit, ka bërë disa postime mbrëmjen e kaluar, përmes të cilave ka nënkuptuar se ai është një ogur i mirë.
Këngëtari i njohur i skenës shqiptare ka vendosur që mbrëmjen e kaluar ndeshjen Shqipëri-Poloni të mos e ndjekë në stadiumin e “Air Albania” por nën shoqërinë e disa miqve të tij, në një lokal.
Fillmisht në një postim të bërë në “Instastory”, ku shihet në fotografi me një grup miqsh duke parë ndeshjen, Luizi me shaka ka shkruar: “Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt”.
Në postimin pasardhës, Luizi ka hedhur një foto ku shihet gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, i veshur me fanellën kuq e zi dhe bashkangjitur fotos shkruan: “Më thoni se kur është ndeshja e radhës, që ta shoh edhe atë”, duke nënkuptuar që nëse ai e sheh ndeshjen, Shqipëria do fitojë sërish.
Pas një vere të ngarkuar me koncerte të shumta, Luiz Ejlli më në fund po kalon disa kohë të qeta për veten e tij. Mëngjesin e ditës së djeshme, Luizi ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku tregon se ishte nisur për në vendlindje, Shkodër. Ai gjithashtu ka zbuluar se e shoqëron nëna e tij.
“Për Shkodër me mbretëreshën”, ka shkruar Ejlli bashkëngjitur me videon që është bërë menjëherë virale në rrjet.
Ndërkohë në videon në fjalë ai dëgjohet të thotë: “Publiku ka vendosur…”, dhe tregon nënën e tij.
Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa “solo” e disa bashkëpunime.
“Amanet” është kënga më e fundit e artistit, i cili si gjithmonë nuk ka zhgënjyer fansat, të cilët kanë dhënë komente mjaft pozitive.
Fraksion.com