AktualitetTë fundit

Mbajti peng 14-vjeçaren në shtëpinë e tij, 31-vjeçari arratiset nga policia

Një 14-vjeçare është mbajtur peng nga një 31-vjeçar në Mat.

Policia njofton se fillimisht ngjarja është raportrtuar në rrugë informative, teksa e mitura është mbajtur në banesë pa dëshirën e saj.

Sapo i riu ka marrë vesh për policinë është larguar nga banesa dhe aktualisht është në kërkim.

NJOFITMI I POLICISE

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com