Burrel fëmija 2 vjeç humb ndenjat në çerdhe! Vdes në spital
Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka ndërruar jetë mesditën e 11 shtatorit në spitalin e Burrelit.
I mituri ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mbijetuar.
Policia informon se i mituri ishte dërguar nga prindërit në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel “ku ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit”.
Fëmija nuk ka mundur të mbijetojë por ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë burimet thanë se fëmija ka lindur me defekt interatrial që ndryshe njihet si “vrime në zemër”. Ndërsa sot fëmija ka pasur komplikacione për shkak se ishte prekur nga viroza e temperaturë të lartë.
Fraksion.com