AktualitetTë fundit

Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në Pogradec, me pasojë një të plagosur.

Policia bën me dije se sot, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në Podgorie, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Duket se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnicë.

Kjo ka bëë që makina t’i presë rrugën motorit dhe të shkaktohet aksidenti. Motoristi është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit A. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com