AktualitetOp-EdTë fundit

Shërbimi i Transportit në FA, forca lëvizëse e gatishmërisë të lartë operacionale

Intervistë me nënkolonel Durim Islami, komandant i Batalionit të Transportit në Komandën Mbështetëse të Forcave të Armatosura

 Intervistoi Mimoza Golikja

 Transporti ushtarak është pjesë përbërëse e rëndësishme e shërbimit të mbështetjes logjistike, ku logjistika në vetvete përfshin lëvizjen, zinxhirët e furnizimit me sektorët përbërës të saj, si dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura.Transporti Ushtarak është një nga elementët kryesorë të kësaj mbështetje.

Historiku i shërbimit të transportit ushtarak, nis me fillimet e organizimit të transportit ushtarak shqiptar që pas krijimit të ushtrisë pas vitit 1912 e më  tej 1924-1927, por si datë historike transportit ushtarak, lidhet me krijimin e  batalionit të  parë të transportit më 13 prill 1945. Në maj 1945 e në vazhdim u krijua batalioni i dytë i transportit. Pas një procesi ristrukturimi që zgjati afërsisht 40 vjet, në 1983 u krijua regjimenti  i transportit.  Si pasojë e faktit që specialiteti i transportit ishte bërë një nga kompetentet kryesore  të Forcave të Armatosura shqiptare, në vitin 1993 për herë të parë u krijua Brigada e Transportit. Që nga viti 2007 deri më sot, trupat e transportit janë të organizuara në nivel batalioni.

Batalionit të Transportit është komandimi, kontrolli, trajnimi dhe mirëmbajtja e një niveli të lartë të gatishmërie dhe operacionale. Ai siguron transport të personelit dhe ngarkesave në mbështetje të operacioneve të FA-së, në ndihmë të komunitetit e në të gjithë spektrin e operacioneve.

Në drejtimin e Batalionit të Transportit në Komandën Mbështetëse të FA, është nënkolonel Durim Islami, të cilin po e sjellim në faqet e shtypit ushtarak nëpërmjet intervistës.

Komandant Durim Islami, shërbimi  i Transportit Ushtarak, është tregues i rëndësishëm logjistik dhe i nivelit të infrastukturës ushtarake. Batalioni i Transportit që ju drejtoni, çfarë roli luan në FA?

Batalioni i Transportit mbështet me Transport Komandën Mbështetëse dhe Strukturat e FA-së, në kohë paqe, krize dhe lufte, si dhe sigurimin e transportit të personelit  dhe ngarkesave në mbështetje të operacioneve të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit.Pra misioni i Batalionit të Transportit është komandimi, kontrolli, trajnimi dhe mirëmbajtja e një niveli të lartë të gatishmërie dhe operacionale. Sië e thashë siguron transport të personelit dhe ngarkesave në mbështetje të operacioneve të FA-së, por dhe në ndihmë të komunitetit e në të gjithë spektrin e operacioneve.

Misioni i Batalionit tonë të Transportit realizohet brenda misionit të Komandës të Mbështetjes, i organizuar si një hallkë e rëndësishme e zinxhirit logjistik me pajiset dhe teknikën  e mjeteve të transportit të kohës, në përshtatje me kushtet dhe nivelin teknologjik ku vepron, mbështetur në përvojën më të mirë të shkuar teorike e teknike, kombëtare dhe të vendeve të Aleancës të NATO-s.

Lidhur me sa thatë mbi misionin, cilat janë detyrat që ka Batalioni i Transportit? Si realizohet mbështetja me transport në strukturat e FA?

Detyrat tona, pra të Batalionit të Transportit në Komandën e Mbështetjes, burojnë nga misioni ynë, që lidhet gjithçka me lëvizjen e mjeteve që ne disponojmë. Ne kryejmë një sërë detyrash të rëndësishme në FA. Batalioni i Transportit ka detyrë të transportojë personelin, paisjet,kontenjerët dhe ngarkesat në mbështetje të operacioneve të Forcave të Armatosura.Të sigurojë kapacitete transporti për personelin dhe pajisjet, për një Batalion Këmbësorie njëherësh të Forcës Tokësore.Ka detyrë të komandojë, kontrollojë, pajisë, trajnojë dhe të mbajë një nivel të lartë të gadishmërisë operacionale për batalionin.Administron dhe mirëmban infrastrukturën, pajisjet dhe teknikën.

Por gjithashtu Batalioni i Transportit ka për detyrë të transportojë, ngarkojë dhe shkarkojë kontenjerë ISO në mbështetje të Operacioneve të Forcave të Armatosura të RSH.Të Transportojë  ngarkimin shkarkimin e pajisjeve kontenjereve dhe ngarkesave në porte detare dhe aeroporte kur kemi transport ajror. Por ne kryejmë edhe detyrën e mbështetjes me transport të strukturave të Forcave të Armatosura për përballimin e operacioneve të emergjencave, krizave, fatkeqësive natyrore, ndihmave humanitare dhe operacioneve paqëruajtëse.  Kemi detyrë të mirëmbajmë dhe administrojmë infrastrukturën, paisjet dhe teknikën ushtarake. Batalioni i Transportit ka detyrë të sigurojë mbështetjen me transport për të gjitha klasat e furnizimit (5 Kl) të strukturave te FA, sipas nevojave me miratim të strukturave eprore.

Batalioni ynë merr pjesë në stërvitje të përbashkëta me qëllim realizimin dhe  mbështetjen me transport sipas standardeve të NATO-s. Përpunimin e të gjithë procedurave të duhura përfshirë ato ekonomike, infrastrukturës dhe resurseve ushtarake e civile të transportit, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të kohës paqes, krizës dhe konfliktit. I gjithë aktiviteti ynë operacional zhvillohet mbi zbatimin e të gjithave kritereve, procedurave për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e mjeteve. 

Komandant kur daton krijimi i Batalionit të shërbimit të Transportit Ushtarak shqiptar? 

Shërbimi i transportit ushtarak zë një vend të posaçëm, në historinë e shërbimit të mbështetjes logjistike në Forcat e Armatosura dhe ai është sa rëndësishëm po aq edhe jetik. Transporti ushtarak është një bashkudhëtar aktiv, që shoqëron Forcat e Armatosura dhe Ushtrinë Shqiptare që nga krijimi i tyre. Shërbimi i Transportit ushtarak shqiptar dhe formacionet transportuese të tij kanë evoluar së bashku me transformimin shekullor të Forcave të Armatosura  dhe  ushtrisë shqiptare. Në fillimet e organizimit të transportit ushtarak shqiptar në vitet 1912-1924-1927 faktet historike nxjerrin në dukje një përvojë të pakët organizuese e transportuese në strukturat drejtuese dhe në formacionet ushtarake fillestare, të krijuara me lindjen e shtetit të parë të pavarur shqiptar, si dhe në procesin e organizimit të ushtrisë.

Por më tej po ju sjell faktin kur Komanda e Prapavijave, me anën e Qarkores me Nr.484, datë 13 prill 1945 konfirmonte formimin e batalionit të parë të transport-komunikacionit civil, i cili hodhi bazat dhe hapin e parë në fillimin historik të organizimit dhe të aktivitetit të shërbimit me transport ushtarak. Në maj 1945 në Durrës u krijua batalioni i dytë i transportit. Dhe në vitin1980 në Pezë Helmës u krijua Batalioni Operativ për transport Trupash.

Afërsisht 40 vjet pas themelimit në vitin 1983 në strukturën e re të FA u krijua Regjimenti i Transportit i cili përbëhej nga  Batalioni i Transportit të trupave , Batalioni i Riparimit, Sektori i Teknikës Rezervë, Parku i Veturave të MM .

Në vitin 1993 u krijua Brigada e Transportit në vartësi të KML dhe në korrik 2001 u riorganizua Brigada e Transportit në vartësi të KML. Kurse në mars 2007 në kuadër të ristrukturimit, u kalua nga Brigadë Transporti në Batalion Transporti në vartësi të BrL dhe prej atij viti deri më sot është në vartësi të Komandës Mbështetëse me vendodhje në Pezë Helmës.

Nënkolonel Durim Islami si është sot shërbimi i mbështetjes me transport të FA-së?

Më vjen mirë të them që Batalioni i Transportit, qëndron në pararojë të shërbimit të mbështetjes me transport të FA-së, si reparti më i madh e i specializuar, me përvojë trasportuese në fuqi, kapacitet dhe në organizimin operacional transportues ushtarak.

Në këto 78 vite të krijimit të tij batalioni i transportit ka realizuar detyra të ndryshme. Në morinë e detyrave mjaft të rëndësishme dhe njëherësh me përgjegjësi të lartë për Transportin Ushtarak, ka qenë pjesmarrja në paradat ushtarake, të cilë dua ta përmend, pasi në paradën e zhvilluar në datë 04 dhjetor 2017 me rastin e 95- vjetorit të krijimit të FARSH Batalioni i Transportit u vlerësua me medalje me urdhër nr. 616 dt 03.12.2017, “Për dhënie medalje të Rep.Usht. Nr. 4007” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, i cili i akordon Btr-së Medalje “Repart i Shquar”, me motivacionin: “Për arritje të shquara për mbështetje në transport në Forcat e Armatosura”. Kjo është jo vetëm një vlerësim për ne, por edhe një krenari dhe përgjegjshmëri për më tej.

Ndër detyra të tjera ndër  vite që na bën krenarë gjithashtu ka spikatur edhe mbështetja në transportimin e personelit, materialeve, të të shpërngulurve gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998-1999.

Kurse në vitin 2007, batalioni ka marrë pjesë në projektin “Projekti për asgjesimin e municioneve të rënda” në bashkëpunim me kompaninë Amerikane SAIC, ku u transportuan dhe asgjesuan rreth 2772 ton municione dhe u reduktuan reth 11 grup-depo.

Çfarë mjetesh disponon Batalioni i Transportit sot? A janë mjetet dhe teknika e tij sipas standardeve që kërkon koha? Sa moderne janë ato? 

Batalioni i transportit dosponon mbi 100 mjete te tipeve te ndryshme të cilat janë të ndara në Kamion të lehtë, të Mesëm, të Rënde dhe mjete speciale.Këto mjete kryejnë shërbimin për Emergjenca Civile (EC), Transport municioni në interes të ndërmarrjes “MEICO”, Zhvendosje muncioni për repartet e Komandës Mbështetese, Transport materialesh jashtë vendit, Transport materialesh teknike etj.Mbështetja me transport për INSTAT,  Mbështetja me transport e të III-ve, Transport skrapi.

Batalioni i Transportit ka kryer dhe kryen detyra në interes të Qendror e Pushtetit Vendor, për transportin dhe shpërndarjen e materialeve logjistike të KQZ në të gjithë Territorin e Republikës së Shqipërisë.

Megjithese është teknikë e vjetër në vite, ajo ka përballaur me sukses mbështetjen me transport të mesëm e të rëndë të të gjitha strukturave ushtarake të FA në stervitje të ndryshme duke realizuar me sukses të gjitha detyrat e ngarkuara nga MM, ShPFA, dhe komandanti i KM. Shpresojmë që kuadrin e Modernizimit të FA-së, brenda viteve 2024-2025 të fillojë zëvendësimi i një pjese të kësaj teknike me teknikë të re kamionë të mesëm, të rëndë dhe speciale për përballimin e kërkesave në rritje të FA në kuadrin e Aleancës së Atlanikut të Veriut. Për të ardhmen pritet modernizimi me ndihmën e Ministrisë të Mbrojtjes dhe  Shtabit të Përgjithshëm të FA-së. /Ushtria

Datat dhe momente më kryesore të shërbimit të transportit ushtarak 

Më 22 prill 1913, doli “Rregullore për organizimin e Ministrisë së Luftës”. Më 4 maj 1913, u formua Shtabit Madhnuer (Shtabi Madhor). Më 6 maj 1913, formohet shërbimi i parë i prapavijës (i intendencës dhe i transportit). Më 1 shtator 1925, doli rregullorja “Rregullore mbi Përdorimin dhe mbajtjen e Automobilave.” Më 1 nëntor 1926, formohet Batalioni ‘’Vjosa’’ në Shkodër, i kompletuar me 70 kafshë transporti. Shtator 1926, u ngrit një ofiçinë e mirëmbajtjes së automjeteve të transportit ushtarak. Më 24 shtator 1944, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së, mori urdhra për krijimin e seksionit të transportit pranë shtabit të Korparmatës së I-rë, ku theksohej: “Seksioni i transporteve dhe i komunikacioneve kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë më mbajtjen dhe me rregullimin e trafikut dhe të komunikacioneve të trafikut, të transporteve ushtarake, materialin ushtarak, ushqimin dhe pajisjen, transportin e të plagosurve dhe të sëmurëve, lidhjet (telefon, telegraf, postë), punimet teknike për qëllime ushtarake dhe organizimin e ofiçinave”. Po në këtë datë kanë dalë urdhra të tjera që përcaktojnë strukturën, detyrat si dhe bashkërendimet me seksionet e tjera ushtarake, të seksionit të transportit, i cili në këto dokumente merr formën e plotë të organizimit të tij pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe në të gjitha njësitë e repartet tjera të Ushtrisë.  Shefi i parë i këtij seksioni u caktua Thanas Gjoka, i ardhur nga rreshtat partizane. Formohet kështu shërbimi i transportit automobilistik, i cili do të përballonte detyrat e luftës deri në çlirim e plotë të Shqipërisë dhe do të mbante mbi vete peshën kryesore të periudhës së luftës. Batalioni i Parë i Autotransportit në Tiranë, do të formohej me automjetet e rekuizuara në të gjitha qytetet e qarqet e Shqipërisë, në bazë të të urdhrit nr. 11, rez., datë 07.04.1945.   Batalioni i Dytë i Transportit në Durrës, i krijuar në javën e parë të muajit maj 1945.

 

Fraksion.com