Rama: Rikonstruksion tërësor për spitalin e Krujës
Në spitalin e Krujës “Stefan Gjoni” ka nisur puna për rikonstruksionin e godinës.
Kryeministri Edi Rama solli momente nga puna që po bëhet për këtë spital të rëndësishëm për shërbimet shëndetësore në zonë.
“Hapet një tjetër investim i ri në kantierin e madh të shëndetësisë. Spitali i Krujës do të rikonstruktohet tërësisht, për të ofruar kushte dinjitoze për mjekët dhe shërbim shëndetësor me standardet më të mira për banorët e kësaj zone”, theksoi Rama.
Investimet në kantierin e shëndetësisë për 2023-shin nuk do të ndalen në të gjithë Shqipërinë, që nga qendrat shëndetësore, spitalet dhe pajisjet biomjekësore.
Buxheti i vitit 2023 vijon të financojë programin për modernizimin e infrastrukturës të shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor në ato spitalor, me synim rritjen e cilësisë së ofrimit shëndetësor për qytetarët, duke kapur vlerën 3.5 miliardë lekë.
Fraksion.com