AktualitetBota+Të fundit

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës: Rreth 90% e të burgosurve ukrainas të luftës janë torturuar

Rreth 90% e të burgosurve të luftës ukrainas i janë nënshtruar torturës, përdhunimit, kërcënimeve të dhunës seksuale ose formave të tjera të trajtimit mizor dhe çnjerëzor, sipas vlerësimeve të fundit, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andrii Kostin.

Ukraina gjeti “prova të këtyre tmerreve në të gjitha territoret e çliruara”, tha Kostin, gjatë një takimi me Alice Kill Edwards, Raportuesja Speciale e OKB-së për Torturën.

“Vetëm në rajonin e Khersonit janë regjistruar 11 dhoma torturash. Në rajonin e Kharkiv, hetimet janë të hapura për pothuajse 100 raste të torturës, ku janë identifikuar më shumë se 700 viktima”, tha ai.
Kostin vuri në dukje se 156 të dyshuar janë identifikuar në rastet që kanë të bëjnë me forma të ndryshme të torturës, duke shtuar se aktakuza janë dërguar në gjykatë kundër 114 prej këtyre të dyshuarve.

Të dyshuarit përfshijnë “personel ushtarak rus dhe përfaqësues të autoriteteve okupuese”, sipas Kostin.

35 persona janë dënuar për torturë dhe trajtim mizor si krime lufte, tha ai.

Kostin i bëri thirrje komunitetit botëror “të shkatërrojë makinën ruse të torturës dhe të sigurojë ndëshkimin e secilit prej pjesëmarrësve të saj”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për torturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë – pavarësisht provave dërrmuese për të kundërtën, të cilat janë hetuar dhe nxjerrë në dritë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe organet e medias. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar ende raportin e fundit.

 

Fraksion.com