GJKKO miratoi kërkesën për gjykim të zakonshëm, avokati i familjarëve të viktimave të ‘Gërdecit’: Të zbërthehet roli i Mediut
Pas vendimit të GJKKO-së, e cila vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediut për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, vjen reagim nga avokati i familjarëve të viktimave të ‘Gërdecit’.
Në një dalje për mediat, Dorian Matlija, tha se ishin dakord me vendimin e GJKKO-së.
“Nuk më takon të jap koment për këtë gjë, por e drejta ligjore përdoret për çdo instrument. Të gjithë personat e akuzuar kanë qenë jo të fajshëm. Por duhet të zbërthehet roli kyç i ish-ministrit. Ne jemi dakord me një gjykim të zakonshëm për ish-ministrin. Të tjera detaje nuk dimë se është sekret hetimor.”, tha ai.
Ndërkohë, GJKKO iu la kohë prokurorisë 2 javë kohë që të shohin argumentet e parashtruara sot në gjyq.
Fraksion.com