AktualitetPolitikëTë fundit

‘Gërdeci’, mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin, zbardhet kërkesa e Mediut: Të merren në pyetje 90 dëshmitarë

Mbahet sot seanca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO-s dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

 

Fraksion.com