AktualitetPolitikëTë fundit

Gazmend Bardhi kandidat për kryeministër në vitin 2025? Berisha: Mund të thonë që doktori e solli deri këtu, tani….

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se për zgjedhjet e 2025, në rast të fitores së PD-së do të ketë një garë të dytë brenda kësaj force për emrin e kryeministrit.

Berisha tha se e zgjidh vota çdo gjë dhe se pas zgjedhjeve do të ketë një garë brenda ekipit.

Përmendët në fjalën tuaj, suksesin, barazimin e Kombëtares dhe komplimentuat edhe trajnerin Sylvinhon për zgjedhjet e tij. Në vitin 2025, ju z. Berisha do të vendosni vetë që të jeni kandidat për kryeministër, do të ketë një proces, do të jetë një person që të zgjidhet si kandidat, ju të qëndroni në vijën e dytë?

“Me Sylvinhon një gjë e përbashkët, suksesi. I uroj dhe më shumë suksese! Kjo tjetra është e përcaktuar, e zgjidh çdo gjë vota. Unë jam i vetmi kryetar partie në Evropë dhe botë që kam deklaruar se pas fitores së zgjedhjeve nuk do të thotë automatikisht kryeministër, do të thotë një garë e dytë me kandidatë të tjerë për kryeministër, me anëtarë të tjerë nga ekipi. Më mirë pas zgjedhjeve. Para zgjedhjeve po të bëhet, të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të ketë njerëz që mund të thonë doktori e solli deri këtu, tani preferojmë ndryshimin dhe ua jap të drejtën të votojnë si të duan.”, tha Berisha.

“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha, kurrë nuk do të frenojë njeri, as Bardhin dhe cilido tjetër të marrë pjesë në çdo garë të hapur në PD. Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Sali Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë. Cilido eksponentë i Partisë Demokratike ka të drejtë të votohet për çdo post në Partinë Demokratike, i cili votohet. Ka një ndryshim si dita me natën midis PD sot dhe PS-së, ku nuk votohet asnjë zyrtar, ku nuk votohet asnjë, ku vetëm komunikohet. As në Partinë e Punës së Shqipërisë nuk ka ndodhur kjo. Edi Rama ka përjashtuar totalisht votën nga partia e tij.Unë jam i vetmi kryetar partie në Evropë dhe botë që kam deklaruar se pas fitores së zgjedhjeve nuk do të thotë automatikisht kryeministër, do të thotë një garë e dytë me kandidatë të tjerë për kryeministër, me anëtarë të tjerë nga ekipi. Më mirë pas zgjedhjeve. Para zgjedhjeve po të bëhet, të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të ketë njerëz që mund të thonë doktori e solli deri këtu, tani preferojmë ndryshimin dhe ua jap të drejtën të votojnë si të duan.”- tha Berisha.

 

Fraksion.com