Çështja “Gërdeci”: Fatmir Mediu dorëzon listën me 90 dëshmitarë, mes tyre ish-zyrtarë të lartë të SHBA, NATO-s, ministra dhe ish-ministra
GjKKO pranon kërkesën e ish ministrit të Mbrojtjes i cili hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar për të vijuar të procedohet me gjykim të zakonshëm ku ndër të tjera kërkon thirrjen e 90 dëshmitarëve në procesin gjyqësor të hapur ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008.
Në listë janë personalitete të njohura të NATO-s, gjeneralë por dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA dhe gjeneralë të NATO-s.
Por përveç emrave të zyrtarëve të huaj, Mediu ka kërkuar që të dëshmojmë edhe ish-ministrave shqiptarë, mes tyre Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Besnik Mustafajit, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Besnik Bare, ish sekretari i Pergjithshëm i Këshillit të Ministrave, Myqerem Tafaj si gjeneralë dhe ekspertë të Forcave të Armatosura apo dhe ish-drejtorin e SHIK.
Në cilësinë e dëshmitarit kërkohet që të thirren për t’u pyetur të gjithë dëshmitarët e dëgjuar në procesin gjyqësor të zhvilluar lidhur me ngjarjen e Gërdecit; posaçërisht, kërkohet të pyeten në këtë cilësi viktimat e mbijetuara dhe familjarët e viktimave që kanë humbur jetën, si dhe ish-të pandehurit që janë deklaruar të pafajshëm me vendim të formës së prerë.
Në cilësinë e të pandehurve në një procedim të lidhur, kërkohet të thirren të gjithë personat e akuzuar dhe të dënuar në procesin gjyqësor të zhvilluar lidhur me ngjarjen e Gërdecit, duke përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, SHPFA, përfaqësues të MEICO, të ALBADEMIL.
Gjithashtu ai kërkon të kryhet dhe një eksperiment me anë të së cilës kërkon të vërtetojë se nuk kemi të bëjmë me një shpërthim aksidental por të qëllimshëm. Avokatët e Mediut kërkojnë ripyetjen e ekspertëve të ngarkuar nga prokuroria në fazën e hetimit me kryerjen e eksperimentit për përcaktimin e shkakut të zjarrit në repartin e demontimit të municioneve në Gërdec.
Ndërkohë, mësohet se pas kërkesës së parashtruar nga mbrojtja e Mediut, pati debate të forta. Prokurori i çështjes pohoi se ishte e pamundur që të silleshin në seancë këta ish-zyrtarë të huaj.
Pse akuzohet Mediu?
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Lista e dorëzuar me 90 dëshmitarët:
Gordon England, zëvëndes sekretari i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA për periudhën 2005-2009. England ftohet të dëshmojë mbi marrëdhëniet konkrete të ndërtuara midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbroities, veçanërisht, vlerësimet për gjendjen e armatim-municionit; domosdoshmërine demontuese; mbështetjen konkrete që kanë dhënë për demontimin; kontrata për demontimin e municioneve, si dhe praktikat si kryhet demontimi dhe përgjegjësitë civilo-ushtarake të këtij procesi.
Franc Josef Jung, ish ministër i mbrojtjes i Republikës Federale Gjermane për periudhën 2005-2009,
Arturo Parisi, ish-Ministër i Mbrojtjes se Republikës së Italisë, për periudhën 2006-2008.
Lazar Elenovski, ish- Ministër i Mbrojtës së Maqedonisë Veriut, në periudhën 2006-2008.
Personalitete ushtarake
Gjeneral Leitnant Michael Barbero, Drejtor i Drejtorisë se Operacioneve ne DOD(Pentagon) USA, General Leitnant.
Gjeneral Major Vito Di Ventura, ish-Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2005-2006.
Gjeneral Major Buzz Kievenaar, , ish-Drejtues i ekipit SAIC, i zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nga viti 2001 deri në 2006 për modernizimin e FA.
General Brigade Georgios Mouroutsos, General Brigade, ish- Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2006-2007.
Kolonel Louis L. Boros dhe Z.Gregory Cannata, drejtues te ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA nga viti 2006 deri në 2013.
Shtetasit e huaj që kanë qenë përfaqësues të kompanisë SAC kontraktore e Ministrisë së Mbrojtjes për procesin e demontimit:
Patric Corneilous Henry, përfagësues i kompanisë amerikane SAC; David Clark Hoëell, Sidney Tison Mac Intyre, Ëilliam Merrit Hart, Rodney Spencer Taylor. Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes, detyrat që kryenin, personat përgjegjës hierarkike të tyre, urdhrat e marra në procesin e demontimit, rrethana që lidhen me shkaqet e shpërthimit, etj.
Lista e dëshmitarëve shtetas shqiptarë:
Pandeli Majko, ish-Ministër i Mbroitjes , i cili ka miratuar dokumentat kryesore të sigurisë, urdhrat per menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre, si dhe kontratën me kompanitë private të financuara nga donatoret për demontimin.
Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Jashtëm në periudhën 2005-2007, i cili ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut ne Bruksel.
Ridvan Bode, ish- Ministër i Financave për periudhën 2005-2013, pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për demontimin e municioneve te tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.
Aldo Bumci, ish- Ministër i Drejtësisë në kohën e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për demontimin e municioneve.
Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbroitjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit, proces për të cilin ka vazhduar bashkëpunimin me NATO-n në kuadër veprues; do të pyetet lidhur me kuadrin ligior të zbatuar dhe mbi raportet me Z.Mediu, edhe si përfaqësuese e Kuvendit ne cilësinë e Zv. Presidentes së Asamblese Parlamentare te NATO-s.
Besnik Baraj, Ish zëvëndës Ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca fuqiplotë në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit, si dhe ka drejtuar në periudhën 2005-2007 SEDM (Ministerali i Mbroitjes së Europës Juglindore).
Mygerem Tafa, ish-Sekretar i Pergjithshëm i Keshillit të Ministrave, i cili ka koordinuar proceset ndërmjet ministrive për vendimmarrje të qeverisë, përfshi edhe VKM 138/2007 për demontimin.
Badri Shaqiri, ish- Drejtori SHIK, i cili ka pasur detyë për ndjekjen e veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurine kombëtare.
Ahmet Premçi, ish-Drejtori i Përgiithshem i Policisë së Shtetit në periudhen e ngjarjes së Gërdecit, i cili thirret të deshojë për informacione dhe rezultate hetimi lidhur me veprimtari kriminale në Gërdec.
Sajmir Kodra, ish-Ispektor i Pergjithshëm pranë Kryeministrit për Sherbimin Informativ Kombetër në kohën e ngjarjes, i cili ka pasur detyrën e vlerësimit te informacioneve të ardhura nga qendra operacionale e FA dhe nga Sherbimi Informativ Kombëtar.
Gezim Musabelliu, ish-deputet i Komisionit te Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes , Shefin e Shtabit dhe përfagësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.
Leondard Demi, ish-deputet, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.
Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.
Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.
Fraksion.com