AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryetarin e KLP, Alfred Balla.

Gjatë takimit mimistri Balla kërkoi politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve. KLP vlerësoi pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale brenda perimetrit të sigurisë së shkollave

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”, tha kreu i KLP, Balla.

Gjatë takimit të zhvilluar mes Ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Kryetarit të KLP-së, Alfred Balla u diskutua edhe për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkëpunon me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për kryerjen e vetting-ut në momentin e pranimit dhe përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, për magjistratët e ardhshëm prokurorë. Kjo praktikë tashmë e konsoliduar duhet të çohet më tej.

Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.

Gjatë takimit u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

 

Fraksion.com