Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD për anëtarët e KZAZ-së
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së sa i takon ndarjes së anëtarëve të KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës.
KAS ka lënë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Kështu, Partia Socialiste do të ketë mundësinë të propozojë 3 komisonerë në KAZAZ, Partia e Lirisë dy komisionerë dhe Partisë Demokratike i mbetet vetëm një.
Ankimi i Partisë Demokratike erdhi pasi pretendon se u takojnë më shumë komisionerë se Partia e Lirisë.
KAS nuk doli me një vendim dhe çështja shkoi në Kolegj Zgjedhor dhe ky i fundit e ktheu edhe njëherë në KAS.
PD ka mundësi që ta ankimojë sërish në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.
Fraksion.com