Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm rikonfirmon partneritetin e ngushtë të NATO-s me Izraelin
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoană po viziton Izraelin këtë javë për t’u takuar me krerët izraelitë dhe zyrtarë të nivelit të lartë. Të enjten (7 shtator 2023), ai u takua me Presidentin Isaac Herzog, Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm theksoi partneritetin e ngushtë e afatgjatë të NATO-s dhe Izraelit dhe përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin mbi ndryshimet klimatike, inovacionin dhe teknologjitë e reja.
Të premten (8 shtator 2023), zoti Geoană do të takohet me ambasadorët e Aleatëve në Izrael.
Fraksion.com