Rama: Investime të reja për mjedise dinjitoze për studentët e Universitetit Bujqësor
Kampusi ultramodern i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i rilindur pas rindërtimit me standarde evropiane, me mjedise dhe laboratorë dinjitozë, konsiderohet sot si një prej qendrave më bashkëkohore të arsimit të lartë në vendin tonë.
Qeveria ka mbështetur investime të reja në këtë universitet, për mjedise dinjitoze për studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit si dhe Klinikën Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku do të instalohen edhe laboratorë të fjalës së fundit.
Kryeministri Edi Rama, përcolli në rrjete sociale pamje të investimeve që e kanë transformuar Universitetin Bujqësor të Tiranës, në një qendër ultramoderne.
Rama shkroi se, “në rrugën e partneritetit strategjik mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Universitetit Bujqësor, qeveria ka mbështetur të tjera investime të reja për mjedise dinjitoze për studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit si dhe Klinikën Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku do të instalohen edhe laboratorë të fjalës së fundit”.
Fraksion.com