Gjykatësi federal urdhëron Teksasin të heqë barrierën lundruese në lumin Rio Grande
Një gjykatës federal ka urdhëruar Teksasin që të zhvendosë një barrierë të madhe lundruese në lumin Rio Grande deri më 15 shtator. Barriera ka nxitur kritika nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Meksikës.
Vendimi i së mërkurës është një pengesë për taktikën e fundit agresive të guvernatorit republikan Greg Abbott për të ndalur hyrjen e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit të saj jugor.
Dhjetëra topa të medhenj lundrues me ngjyrë portakalli kanë krijuar një barrierë ujore më të gjatë se një fushë futbolli në një pjesë të lumit, nga ku migrantët shpesh përpiqen të kalojnë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.
Teksasi gjithashtu ka vendosur tela gjëmba dhe gardhe çeliku në kufi.
Zyrtarët e shtetit të Teksasit thanë se shteti do ta apelonte urdhërin e gjykatësit federal.
Fraksion.com