AktualitetPolitikëTë fundit

Gara botërore e ujit në Pogradec, Rama takim me organizatorët e FORMULA 1H2O

Shqipëria do të hyjë në garat botërore të ujit 2024 me liqenin e Pogradecit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me organizatorët e FORMULA 1H2O.

Rama bëri të ditur se, në këtë takim u diskutua për garat botërore të ujit 2024, kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë.

Gara botërore e ujit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Pogradec pritet të tërheqë akoma edhe më shumë vizitorë në qytetin e bukur liqenor.

Më herët kryeministri Rama ndau edhe një video nga këto gara.

“Me Formula 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, vijoi Rama.

Garat botërore të ujit apo Pogradec Grand Prix 2024 pritet të zhvillohen në datat 2-7 korrik 2024, si një aktivitet i përmasave të mëdha gjatë sezonit të ardhshëm turistik.

 

Fraksion.com