AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku: SPAK, mundësi për të kuptuar kush i mbrojti dhe kush i denoncoi të korruptuarit

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi dhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend, Jorida Tabaku mori pjesë në panelin e diskutimit për luftën kundër korrupsionit në “OGP Summit” në Estoni.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se ndërlidhja mes pushtetit dhe parasë ka gërryer edhe më shumë demokracinë dhe meritokracinë në vendin tonë.

Deputetja Tabaku, në një reagim në rrjetet sociale, vë në dukje faktin se demokracia në Shqipëri është ende e brishtë.

“Në vende si Shqipëria ku demokracia është ende e brishtë si pasojë e një drejtësie të re ndërlidhja mes pushtetit dhe parasë, ka gërryer edhe më shumë demokracinë dhe meritokracinë. Jo më kot dosjet e fundit kanë dëshmuar se si sa më lart në pushtet rriteshin ministrat aq më të larta bëheshin kontratat dhe rritej pasuria”, thekson Tabaku.

“Koha po dëshmon se beteja kundër korrupsionit nuk është vetëm një mundësi e SPAK për të vendosur sundimin e ligjit por edhe mundësia e shqiptarëve për të kuptuar se kush i mbrojti të korruptuarit gjithë këto vite dhe kush i denoncoi me forcën e zërit në foltoren e Kuvendit”, vijoi Tabaku.

“Taksa e korrupsionit progresiv nuk mund të jetë as e tashmja dhe aq më pak e ardhmja e një Shqipërie që ndodhet përpara mundësive të mëdha”, përfundoi deputetja e PD, Jorida Tabaku në reagimin e saj.

Fraksion.com