Meri Shehu zbulon shenjën më erotike, më me fat dhe më të varfër të horoskopit për muajin shtator
E ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë astrologia Meri Shehu.
Ajo ka bërë një parashikim për 12 shenjat duke treguar se çfarë i pret ato në muajin shtator.
Dashi
Është futur Marsi në Peshore dhe Dashin e bën antagonist. Dashi vihet në presion dhe gjithë shtatorin e ka të tillë. Kushtëzohet ekonomia dhe punët, ka debate me njerëzit përreth. Nuk po gjen dot rrugëdaljen e duhur. Deri në mes të shtatorit e shoh pak konfuz Dashin, por në dashuri shkëlqen. Do të ketë marrëdhënie të mira, oferta, do të bie në sy. Në fund të muajit kemi një Hënë të plotë në Dash dhe ai merr një kënaqësi të madhe.
Demi
Jupiteri planeti i tyre, tashmë është i kundërt. Të gjithë dhuratat që kanë marrë, propozimet, shanset, fillojnë dhe ngecen. Megjithatë, mund të vazhdojnë mirë me njerëzit e shtëpisë. Bizneset familjare ose që kanë të bëjnë me të bukurën, me artin, mund të ecin dhe do shohin një rrugë me ngjyra.
Binjakët
Binjakët do të jenë shenja më erotike, do ta shijojnë në maksimum erotizmin e tyre. Afërdita në Luan, i bën Binjakët të ndihen Zot të ambientit ku janë. Por ka paqartësi dhe kontradikta me familjen. Marrëdhëniet familjare do të ndikojnë në çështje të karrierës, kështu që duhet të bëjnë kujdes.
Gaforrja
Gaforret janë në një pozicion të mirë sepse kanë shumë planete në mbështetje dhe mbyllin një cikël jete në fund të muajit shtator me Hënën e plotë në Dash. Ose përfundojnë një punë, ose një konkurrim dhe duan të kalojnë në një variant tjetër. Por mund të bëhen pak agresivë me njerëzit e afërt.
Luani
Luanët janë çliruar nga Afërdita në shenjën e tyre, nuk morën vesh se me kë flirtuan por tashmë kanë një opsion më të hapur në dashuri. Do të ndihen më mirë me veten dhe mund t’i thonë ‘po’ një marrëdhënieje. Kanë probleme me komunikimin, me mesazhet, do të bëhen më të vrullshëm dhe kanë probleme me ekonominë.
Virgjëresha
Virgjëresha ka Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre. Mërkuri nuk bëhet i keq sepse është rregullues, detajues, i bën që të marrin vendime më të zgjuara, t’i planifikojnë më mirë punët e tyre, megjithëse mund të vonojnë pak. Nga mesi i shtatorit do ta shikojnë që gjërat do të shkojnë më mirë për ta ose mund të jenë më të hapur. Do të kenë shpenzime, por do të luftojnë për të nxjerrë lekun.
Peshorja
Shumë Peshore do të ndihen disi të sfumuara por do të marrin dhe më shumë energji. Kur kjo ndodh, ti mund të kapërcesh limitet e tua. Peshoret do të tregojnë dhëmbët e tyre, në kuptimin e mirë të fjalës. Do të bëhen më shumë aktivë dhe mund të zënë vendin e parë këtë muaj në marrëdhëniet me njerëzit.
Akrepi
Do të rishikojnë edhe njëherë kontratat ose marrëveshjet që u janë ofruar. Ato që nuk i kanë pranuar, do t’i rishikojnë. Është një periudhë reflektimi, rishikimi kontratash, por dhe marrëdhënie në çift. Shumë Akrep mund të përjetojnë një pasiguri në punë, ose një ndërhyrje nga kundërshtarët. Duhet të kenë kujdes me çështjet shëndetësore ata që kanë probleme.
Shigjetari
Shigjetari ka qenë shumë i sfumuar, i strukturuar, i dashuruar, por nuk dinte me kë dashurohej. Mund të jetë mashtruar nga disa oferta erotike ose ekonomike. Por prej pak ditësh është qetësuar, po sheh gjërat më mirë për të dhe po i hapet jeta në aspektin erotik dhe ekonomik. Edhe në jetën sociale mund të bëhet më aktiv, pavarësisht gabimeve që mund të ketë bërë. Por kujdes me një çështje pune, karriere, ose me eprorët, ose në zgjedhjen me punën.
Bricjapi
Në dashuri, në ekonomi dhe në ligj duhet të kenë kujdes. Sidomos me kontratat me jashtë, udhëtimet, bizneset, çështjet ligjore duhet t’i shikojnë me kujdes. Nuk i dihet se nga do anojë peshorja. Ka një lloj ngecje për ta.
Ujori
Do të marrin shumë gjallëri me kontaktet nga jashtë, udhëtimet do t’u ecin mirë. Edhe njerëzit që i kishin marrë inat qoftë në çift, qoftë në bashkëpunime, fillojnë dhe lirohen përballë tyre. Shumë Ujorë fillojnë e ndihen mirë. Por do të mendojnë më shumë për punën, për hapat që do hedhin në jetën e përditshme. Në datën 8 kemi një nervozizëm të çuditshëm.
Peshqit
Peshqit janë nga shenjat që do të ndikohen më shumë. Kanë shumë ëndrra, shumë shpresa, mund të shohin dhe ëndrra me sy hapur. Por kanë dhe një lloj mbrojtje. Një pengesë ose këshillë që u vjen përballë duhet ta shohin në një mënyrë më racionale. Do ta kenë pak të vështirë në bashkëpunime, në marrëdhëniet në çift, derisa të iki kjo velje nga dëshirat dhe ëndrrat.
Astrologia tregon se shenjat e zjarrit Luanët, Dashët dhe Shigjetarët janë trokë nga lekët sepse kanë shpenzuar më shumë ose gabimisht dhe bilanci nuk i ka dalë mirë. Nuk është se kanë pasur mundësi të kenë, sepse Afërdita në Luan nuk është shenjë që nuk jep. Jep sepse Afërdita është më e bukur me Luanët.
Fraksion.com